Vdekja e papritur të kengëtares tonë, Anita Bitri, vajza e saj 7
vjeçe, dhe nëna e saj (Pjesa e dytë)


Memorial planned for Albanian singer
By Luiz Perez
Staff Writer
October 20, 2004
Bitri-Prapaniku, who along with her mother and daughter died Tuesday in their
Staten Island home from carbon monoxide poisoning, had often performed at
charity events when she wasn't singing her Western fusion songs at Albanian
weddings and parties.
But this time, the benefit will be for her.
"We will try to sing some of her songs," said Vait Hajdaraj, a guitar player and one
of her former bandmates. "It's not especially for playing music. It's for
remembering Anita, for paying our respects."
In April 2003, Bitri-Prapaniku was in Astoria, helping raise $10,000 for orphans of
Krusha e Madhe, a tiny Kosova village whose men were killed in the ethnic
cleansing war.
In May, she sang at a Mother's Day event at a catering hall in Brooklyn.
With her mother, Hazabie Bitri, 60, and daughter, Sibora, 7, at her side, the
beloved Albanian singer presided over a dance contest and raised several thousand
dollars for a local Albanian group.
The 4 p.m. Saturday event at the First Evangelical Free Church, at 6501 6th Ave.,
is also billed as a farewell performance and will raise money for Bitri-Prapaniku's
return her native Albania, where she was a respected singer and violinist.
"Now we are doing a benefit for her. It's unfortunate," said Shqipe Malushi,
executive director of the Albanian American Woman's Organization, who said the
performer often gave of her time since arriving in the United States in 1996.
In addition to her former band members, performers at the event will include the
Albanian accordionist Raif Hyseni, the singer Merita Halili and the singers
Frederick and Aida Ndoci.
Several family friends said the deceased singer's brother was en route from Italy
to New York yesterday, to identify the bodies.
Malushi recalled that shortly after arriving in New York for the first time eight
years ago, Bitri-Prapaniku attended her first fundraiser, a national flag day
celebration.
"She came right after she gave birth and somebody held her baby while she was
singing," Malushi recalled. "This is how she never spared herself."
A spokeswoman for the city Department of Buildings said it appears that the deck
was built by family friends, not a licensed contractor.
Carbon monoxide readings in the house were anywhere from 70 to 100 times the
safe level, Haring said, adding that at "those numbers, a few breaths and you'd be
unconscious."
A woman who lives across the street who would only give her name as Joyce said
that as soon as firefighters opened the windows to the home "it made me dizzy."
According to a neighbour, yesterday's tragedy came just two months after
Bitri-Prapaniku's husband, Luan Prapaniku, a house painter, died of cancer.
Bitri-Prapaniku, who performed as Anita Bitri, was popular in her native Albania,
according to one her bandmates, Maksim Vathi.
"She was very famous in Albania," Vathi said. "She was very popular here too.
She wrote her owns songs.
She had a new CD coming out in a couple of months and she was in the process
of making a couple of music videos."
Vathi said Bitri-Prapaniku's style was to mix her native tongue with English and
combine traditional Albanian music with American pop.
Shqipe Malushi, the executive director of the Albanian American Music
Organization, said Bitri-Prapaniku came to the United States about 10 years ago.
According to a press release issued two years ago by the Albanian American
Women's Organization announcing a fund-raising concert, Bitri-Prapaniku debuted
as a violinist when she was 6 years old and went on to become "the winner of
many national awards in Albania."
She also influenced Albanian popular culture, the release said. But she "lived under
the dark cloud of isolationism and communism, which separated her from the
artistic world."
At her death, she was working on a new CD and a documentary called "Memories
of my life," Malushi said, adding that she was planning a trip to Albania in an
effort to drum up interest in both projects.
In New York, though, she mostly played weddings and Albanian nightclubs.
Another bandmate, Vait Hajdarj, said Bitri-Prapaniku had such gigs almost every
weekend, including a wedding Sunday in the Bronx.
"She was her usual self, very happy," he said of that performance. "We had so
many plans."
She also played fund-raisers on behalf of Albanian causes.
"It's a big loss to us because she was always the first one to help us in our
events," said Malushi. "She brought our community together in life as she did in
death....That was her gift."
Drejtori i Ansamblit Popullor, Haxhi
Dalipi, dikur udhëheqës artistik në
Vlorë, kujton hapat e parë të Bitrit
Kur Anita këndonte për hartimet dhe
dëborën
Alma Mile
Atëherë ajo ishte ende një vajzë e vogël, që
mësonte violinë në shkollën artistike në
Vlorë. Kishte ëndrra pa fund. Dëshironte të
bëhej si Vaçe Zela dhe të dridhte skenat e
festivaleve. Në ato vite, drejtori aktual i
Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe
Valleve Popullore, Haxhi Dalipi, punonte si
udhëheqës artistik në qytetin e Vlorës dhe e
kujton fare mirë vajzën e vogël, që shumë
shpejt u bë e madhe. Mjaftoi një këngë,
“Hartimi dhe dëbora”, që Anita Bitri, të
bëhej një nga këngëtaret më të njohura të
skenës shqiptare. “Kjo këngë u ruajt gjatë
në kujtimet e njerëzve, sepse të gjithë i kanë
kaluar këto emocione, por mendimi im
është që ka qenë pikërisht Anita Bitri që i
përcolli këto emocione tek të gjitha brezat”,
- thotë Dalipi.
E keni njohur Anita Bitrin, që fare të vogël,
ç’mund të kujtoni prej fëmijërisë së saj?
Eshtë mirë që në një moment dhimbjeje të
kujtosh momentet më të bukura dhe anët
më të mira të një njeriu që humb. E kam
njohur Anitën që të vogël, që në hapat e
para të formimit të saj artistik dhe ende e
ruaj imazhin e saj të dikurshëm. Ajo ka
qenë një nxënëse shumë e talentuar në
shkollën artistike “Naim Frashëri” të
Vlorës. Ka studiuar për violinë dhe ka qenë
nxënëse e mjeshtrit Robert Papavrami, të
cilin ajo e kishte idhull dhe siç thoshte ajo
shpesh : “sa herë mësoj një këngë të re, më
kujtohen këshillat e tij për logjikën e
formimit të frazës muzikore”.
Ç’mund të na tregoni për karakterin e saj,
çfarë e bënte të veçantë?
Për të gjithë mësuesit e shkollës artistike të
Vlorës, dhimbja ka qenë shumë e madhe,
sepse të gjithë e kujtojnë Anitën e
zhurmshme, me një gjallëri të
jashtëzakonshme, e papërmbajtshme, është
pak të thuash rebele për të. Kishte një
dëgjim perfekt, vitalitet dhe një ndjeshmëri
të thellë. Ishte një vajzë me ambicje, por
edhe naive. Shpesh ajo pyeste “A do të
bëhem unë si Vaçja?” E pëlqente shumë
këngëtaren e madhe, por me intuitë e
kuptonte se asaj i shkonte një tjetër tip
këngësh dhe gjithmonë kërkonte më të
mirën. Ajo ishte me origjinë nga malësia e
Labërisë, nga Vranishti, që shquhet për
këngë dhe shpesh herë tek ajo ngrinte krye
karakteri i egër. Nuk pranonte kompromise
dhe asnjëherë nuk pranoi një këngë për t’i
bërë qejfin një kompozitori, apo për të qenë
e pranishme në skenën e festivaleve. Kjo
bëri që ajo të dilte shumë shpejt prej radhës
dhe të spikaste si një individualitet.
Cili ishte hapi i parë i saj drejt botës së
këngës?
Kujtoj një moment që do të luante një rol
vendimtar në të ardhmen si këngëtare të
Anitës. Një mësuesja e saj e violinës
kompozoi një këngë, e cila është e njohur
për pjesën më të madhe të shqiptarëve:
“Hartimi dhe dëbora”. Në atë kohë ne
bënim një festival në Vlorë dhe i pari zë që
më erdhi në mendje, që mund të këndonte
këtë këngë ishte ai i Anitës. Ajo ishte një
këngë e bukur, e brishtë, jo ndonjë këngë e
madhe, por e veçantë. Më kujtohen sytë e
Anitës, kur e mori në duar këtë këngë,
buzëqeshja e saj e madhe… Ishte
maturante atëherë. Që në atë moment
bashkë me kolegët besuam se do të
përcillnim diçka të veçantë, jo thjesht për
shkak të krijimit, por sepse atë do ta
këndonte Anita.
Një interpretim i parë, por edhe i
suksesshëm…
E vërteta është që Anita e ka interpretuar
shumë bukur këtë këngë, ajo fitoi çmimin e
parë në Festivalin e Vlorës, më tej e sollëm
në Anketën Muzikore, ku gjithashtu ka
fituar vendin e parë. Kjo këngë u ruajt gjatë
në kujtimet e njerëzve, sepse të gjithë i kanë
kaluar këto emocione, por mendimi im
është që ka qenë pikërisht Anita Bitri që i
përcolli këto emocione tek të gjitha brezat,
madje edhe tek ata më të rinjtë, të cilët nuk
kanë jetuar në ato vite, kur është kënduar
kjo këngë.
Keni mbajtur më tej lidhje me këngëtaren?
Anita e vogël u bë e madhe. Më tej vijuan të
tjera këngë të suksesshme, kompozitorët
viheshin në radhë për të kompozuar për
Anitën… Megjithatë lidhjet i kemi ruajtur
edhe më vonë, kur ajo u bë e njohur.
Asnjëherë nuk i harroi mësuesit e saj,
madje edhe në intervistat që ka dhënë në
shtypin e përditshëm, e ka përmendur
ndihmën që unë dhe kolegët e mi, i kemi
dhënë, për të hedhur hapat e para drejt
skenës. Edhe kur u largua në Amerikë,
telefonatat dhe urimet e saj do të ishin të
pranishme në çdo festë. Ishte një vajzë
tepër e dashur, që u shkaktoi një dhimbje të
madhe shumë njerëzve.
21/10/2004
Brooklyn Media Lab

Komuniteti shqiptar që jeton
në Amerikë, i tronditur thellë
nga vdekja e Anitës, vajzës dhe
nënës së saj
Shqiptarët në SHBA, ceremoni në kishë
për familjen Bitri
E. Janina
Vdekja tragjike e Anita Bitrit, vajzës së
saj, Sibora dhe të ëmës, Hazbies, ka
tronditur thellë komunitetin shqiptar në
Amerikë. Një numër i madh kushërinjsh
dhe të njohurish kanë shkuar dje në
shtëpinë e këngëtares Bitri në Nju Jork,
për të nderuar viktimat. “Ne humbëm një
shoqë të mirë, një artiste të
mrekullueshme dhe një shqiptare të
mirë”,- tha Gani Bakaj, mik i familjes.
Ndërkohë Ëngjëllushe Hasanbelliu, një
kushëri i familjes Bitri, ka pohuar se
ngjarja e dy ditëve më parë ishte shumë
e rëndë. “Nuk e kam menduar asnjë
herë se mund të ndodhte një gjë e tillë.
Është shumë e rëndë”,-tha Hasanbelliu.
Sipas fqinjëve të shtëpisë së Anitës, e
ëma Hazbia kishte shumë pak kohë që
kishte shkuar në Amerikë. Ajo ishte
thirrur nga vetë Anita për të mbajtur
vajzën e vogël pas vdekjes të të shoqit
nga kanceri. Një tjetër shqiptar, njohës i
familjes Bitri është shprehur shumë i
pikëlluar për ngjarjen. “Sibora ishte një
vajzë e vogël, shumë e bukur dhe e
talentuar. Ajo i binte pianos dhe ishte në
një klasë me djalin tim”,- thotë Vehbi
Spahiu. Ndërkohë këngëtarja tjetër
shqiptare me banim në Amerikë, Merita
Halili, është shprehur se ende nuk po
arrin që të pranojnë faktin se Anita nuk
jeton më. Merita dhe i shoqi, Raif
Hyseni, kishin shumë miqësi me Anita
Bitrin dhe ndonjëherë këndonin së
bashku në aktivitete të ndryshme
shqiptarësh në Amerikë. “Ajo ishte një
grua shumë e talentuar dhe një nënë e
devotshme. Është shumë e vështirë për
mua që të pranoj faktin që tashmë ajo
nuk jeton më”,- tha dje Merita Halili. Në
lidhje me këtë ngjarje janë shprehur
edhe shumë shqiptarë të tjerë me banim
në Nju Jork, të cilët kanë njohur nga afër
Anitën dhe kanë pasur miqësi me të
kohët e fundit. Ata kanë shprehur
keqardhjen e tyre në lidhje me këtë
ngjarje tragjike. Komuniteti shqiptar në
Nju Jork ka planifikuar një ceremoni e
cila do të zhvillohet sot në orën 16.00
me orën lokale, në Kishën Evangjeliste
në rrugën Avenua e Gjashtë në Bruklin.
21/10/2004


Brooklyn Media Lab
Gas-leak chanteuse Anita 'singing to us from beyond'
BY AUSTIN FENNER, MICHELE McPHEE and NANCY DILLON
DAILY NEWS STAFF WRITERS
Heartbroken fans built a giant memorial outside Anita Bitri's pink Staten Island
home yesterday - and vowed not to let the Albanian chanteuse's music die with her.
They knew it was Bitri's dream to hear her soulful voice on American radio, so
they organized a fund dedicated to completing her first English-language CD.
They also planned a memorial concert for Saturday - just days after the singer and
her daughter and mother were killed by a carbon monoxide leak.
"She wanted to get on the radio in the U.S. badly," said James Avatar of the
Brooklyn Media Lab. "I have the last stuff she did. It's chilling to listen to. It's like
she's singing to you from beyond."
Avatar said he already has enough polished material for one upbeat song called
"Smile." He figures he has enough a cappella outtakes and recordings from other
studios to do five more.
Bitri, 36, was found dead on the bedroom floor of her Staten Island home early
Tuesday in a tragedy that also claimed the lives of her 8-year-old daughter, Sibora
Nini, and 66-year-old mother, Azbije.
Investigators determined there was a plastic bag stuffed into the flue of a boiler -
the remnant of a construction project.
NYPD detectives were questioning several contractors about the shoddy setup
yesterday, police sources said.
Cops also were looking at the possibility that a safety device meant to detect boiler
exhaust problems was not properly connected.
"The investigation is ongoing," said NYPD spokesman Michael Coan.
The fund to complete Bitri's CD will be set up by the Albanian American Women's
Organization, said spokeswoman Shqipe Malushi.
She said the hope is that a portion of the CD's sales will go to buy carbon
monoxide detectors for needy families. "It would be great if in her memory [Anita]
could help others survive," Malushi said.
The memorial concert will be at the First Evangelical Free Church in Brooklyn at 4
p.m. Saturday.
Bitri's brother was due to arrive in New York from Italy yesterday, friends said.
Her hometown of Vlora, Albania, is awaiting arrival of the three bodies for burial,
they said.