Marre nga gazeta VOAL

SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E
MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI
Shkrimtarja Këze Kozeta Zylo vlerësohet me "Çertifikatën e Mirënjohjes" për bamirësi dhe
punën udhëzuese tek studentët e saj në mjedieset e një Qendre Shëndetësore, të cilët për
shumë kohë punuan vullnetarisht për të ndihmuar njerëz të moshës së vjetër dhe me
probleme shëndetësore.
Çertifikata e Mirënjohjes iu dha nga Shkolla e Mesme "Wagner" dhe Qendra e Rehabilitimit
"Eger", në ceremoninë e gradimit të nxënësve, të cilët u pajisën me diplomat e shkollës së
mesme.
Njëkohësisht në këtë ditë gazeta "Wagner World", e shkollës së Mesme, kishte botuar
poezinë e shkrimtares Zylo " Gratitude to America", një vlerësim tjetër që i bëhet poetes
shqiptare në mjedise të huaja amerikane.
I urojmë suksese të mëtejshme Zonjës Zylo!