








Lindita Theodhori në udhën e bukur të këngës.
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Sic e kam shkruar edhe here te tjera Festivali i 11-te i Kenges ne Radiotelevizion u zhvillua ne
sallen e Tatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane nga data 22-24 Dhjetor 1972. Te njezete kenget
konkuruese te festivalit u kenduan naten e pare ne nje interpretim nga 19 kengetare, sepse
Sherif Merdani kendoi dy kenge ne ate festival. Organizatoret keshtu e kishin menduar festivalin
qe te gjitha kenget konkuruese te kendoheshin ne naten e pare dhe ne naten e dyte do te
kendoheshin po ato 20 kenge, por me ndryshimin e radhes qe, kenga e fundit e nates se pare
do te kendohej e para ne naten e dyte dhe keshtu me radhe. Sigurisht, nga pervoja e viteve
neper festivale si teleshikues, shpesh here ndodh qe nga te gjitha kenget konkuruese, pasi i
degjon per here te pare, disa prej tyre te terheqin me shpejte dhe te mbeten ne mendje. E tille
ishte per te gjithe spektatoret ne sallen e festivalit, por edhe per teleshikuesit dhe degjuesit e
radios. Sipas radhes, kenga e fundit e festivalit dhe e nates se pare i terhoqi shume shpejt
vemendjen gjithe atyre qe po e ndiqnin ate festival. (Nuk dua te perqendrohem ne kete shkrim
per Festivalin e 11-te, sepse kam shkruar me pare ne nje gazete te pavarur ne Shqiperi)
Kengetarja simpatike dhe elegante me interpretimin e saj qe po i bente kenges i "bindi" te gjithe
qe ajo do ishte fituesja e cmimit te pare. Kengetarja e re 17 vjecare qe po dilte per here te pare
ne skenen e festivalit u prezantua keshtu nga Edi Luarasi: "Udhet jane te bukura" Muzika Agim
Krajka, Teksti Agim Shehu, kendon Lindita Sota. Lindita Sota e veshur me fund te zi dhe me
bluze te bardhe (hapesira ndermjet fundit dhe bluzes ishte rreth dy gisht) doli ne skene te
kendoje kengen e bukur: Ua, Kafe Flora burra plot/ pa rum pa,/ Vijne tre vajza ulen tok/ pa rum
pa/ peshperijne me hare/ pa rum pa/ shoqet tona vijne te ne/ pa rum pa/ Ua, rruget tona ku do
vene/ pa rum pa/ hap pas hapi bashke me djem/ Mos me shih baba ashtu/ une jam vajze qe vij
nga Ju...Dhe keshtu do ndodhte, po te mos ishte juria e Tiranes ne minutat e fundit qe do
ndryshonte rezultatin, duke i dhene kenges "Erdhi Pranvera" 101 pike, ku kaloi menjehere si
fituesja e cmimit te pare te festivalit.Ishte kjo nje e papritur e madhe sa te gjithe, jo vetem
spektatoret ne salle, por te gjithe teleshikuesit u shprehen me nje "Oooohhh". Perfundimisht
Lindita ne ate festival fitoi cmimin e dyte, pavaresisht se ajo kenge u popullarizua shume dhe
kendohej edhe me vone, si fituese e cmimit te pare.
Menjehere pasi kendoi kete kenge, kompozitori Nikollaq Bulo do t'i besonte kengen e tij "Tek
punetoret" per ta kenduar ne anketen muzikore te asaj kohe: Jeta ime merr krahe te vertete/ Sa
endra thurra kur isha studente/ Mu cel nje drite n'jete pergjithmone/ Per mua puna sot fillon...
Disa muaj me vone edhe kompozitori tjeter Vaksi Sheme do krijonte nje kenge per Linditen per
ta kenduar perseri ne anketen muzikore: "Leter nga nena" Nje leter po nis per ty/ qe te shpreh
nga larg/ mallin e nenave... Pas goditjes qe morri ai festival, nje vit me vone, studentja per
aktrim e Institutit te Larte te Arteve Lindita Sota do te ngjitej ne skenen e atij festivali me dy
kenge: "Hekurudha Kenga Jone" kompozuar serish nga Agim Krajka, Tani eshte mbremje ne
jemi bashke/ Sa shoke te mire ne ketu u beme/ Dhe kengen tone permbi nje kitare/ Te paster
lart e percjellim ne.../ Shkojne ditet/ Shkojne vitet/ Dhe ti do mbetesh pergjithmone vepra jone....,
si dhe kengen: "Gezime punetore" "Sot gezimin tim mbi toke/Si nje agim tek ju po e sjell/ Lart ne
skene nje lajm o shoke une po j'u sjell/ Nje vogelushe e se ardhmes sone/ Buzeqeshjen i
dhurojme/ Si pranvera lule jetes sone/ Horizonte, me drite mbuluar sonte.... Rruga per te
kenduar ne festivale studentes Lindita i ishte hapur, jo vetem qe i ishte hapur, por ajo
pretendonte te kendonte kenge me volum te larte. Sic eshte shprehur vite me pare artisti i madh
Mirush Kabashi kur po e intervistonte drejt per drejte i thote: "Lindita, si tani me kujtohet kur
erdhe ne konkurs per te vazhduar shkollen e larte anetaret e komisionit zune veshet me duar
nga volumi i zerit tend te paster dhe te kthjellet... Keshtu ne festivalin e 13-te te kenges ne RTV.
Lindita kendoi kengen "Pranvere ne zemrat shpernda", kompozuar nga Lejla Agolli. "Kendo ti
me poetin dhe nje shoke ushtare/ pranvere ti ne zemra shpernda/ Dhe partizanet t'paten ty
shokun me te mire/ Zeri yt i ngrohte tym e flake te ndizej me shpejtesi/ Dhe fundin e cigares e
ndaje ti me shoke/ Fjala jote qe barrot...., si dhe kengen "Drite ne syte e tu" Ndjenim ne/
Dashurine si nje agim tej pame/ njeri tjetrin kur e kishim prane/ mes shokeve tane/ Dhe tek ne/
Do te kete me shume diell dhe drite/ Mes nesh dashurine....
Festivali i 14-te i Kenges solli dicka te trishtueshme. Te gjitheve u kujtohet Lindita Sota ne ate
festival kur kendoi me rreth te zi ne koke. Dy muaj para festivalit i vdes papritur njeriu i saj me i
dashur dhe i shtrenjte, NENA. Dhe Lindita bashke me dhimbjen e madhe qe kishte(kush e ka
patur ate fat te keq te ndjeje humbjen e nenes e ndjen me shume dhimbjen, nje nder ata jam
edhe une qe e kam jetuar ate fat te keq dhe tragjike, humbjen e nenes sime ne nje moshe
shume te re) do gjente force te kendonte dy kenget konkuruese ne ate festival qe ia kishin
besuar per t'i kenduar. "Dashuria me e madhe" ishte njera kenge e kompozuar nga Agim
Prodani me tekst te Fatmir Gjates " fituese e cmimit te dyte ne ate festival "Tringelline nje zilke
mushke/ Tej kendon dhe bulku/ Por nga krisma e nje pushke/ Dridhet tere muzgu/ Me barrot
edhe me hekur/ Toka ime eshte ngarkuar/ Vjeshte e trete flake e ndezur/ Fushat, malet ka
mbuluar..., si dhe kenga: "Ne rrugen e trimave, kompozuar nga Aleksander Peci me tekst te
Bardhyl Londos: Shtrydh nje plis nga toka meme/ Dhe heroizem do buroje/ o lule more lule
djema/ Qe rrate me kenge ne goje/ Ku rrate ju mbine kenget/ Si diell i kuq ndrit Liria/ Te qete
flini/ Shqiperia ne gjij o bij j'u ka....
Festivali i 15-te i kenges per lindita Soten, pervec surprize, kishte edhe bukurine e tij. Ne kengen
e katert te nates se pare te festivalit, qe i binte te ishte e shtata ne radhe, sepse ne ato kohe
kenget kendoheshin nga dy kengetare, prezantuesja e festivalit thote: "Gjithmone ne aksione"
Muzika Agron Xhunga, Teksti Petraq Risto, Kendon Brunilda Sota. Ua! do te thoshin te gjithe
shikuesit dhe teleshikuesit, - sa i ngjane se motres. Dhe ashtu ishte vertete, ato dy motra
ngjanin shume me njera tjetren. Tre kenge me vone e njejta spikere do te prezantonte Linditen
te kendonte kengen "Atdheu im e gjithe Shqiperia", Muzika Hajg Zaharian, Teksti Bashkim
Hoxha. 'Eshte nje qyteze qe e dua shume/ Ne rruget e tij u rrita une/ Atje cdo gje me sjell nder
mend/ Femijerine/ Por ja nje dite mirupafshim thashe/ Dhe rrugen morra per ne Verri/ Ne nje
qyteze ne mes debores/ Me presin sot, me po at' dashuri...
Festivali i 16-te i Kenges, do te mbahet mend nga te gjithe, sepse Lindita Sota, bashke me
ndryshimin e adreses se saj te re, kishte ndryshuar edhe gjendjen e saj civile. Zerina
Barbullushi, prezantuesja e atij festivali, kengen e kompozuar nga Kujtim Laro me tekst te
Xhevahir Spahiute e prezantoi: Kendon Lindita Theodhori. Lindita kishte lene qytetin e saj te
dashur Fierin per t'u bere banore e perhershme e nje qyteti tjeter, Parisit te vogel shqiptar, qytetit
te kultures se lashte, qytetit te serenatave te bukura dhe te kenduara nga te gjithe shqiptaret,
qytetit te paster dhe me klime tre shendeteshme, Korces se bukur. Lindita shume shpejt do
dinte t'i pershtatej kultures dhe kengeve te bukura popullore te atij qyteti, Korces. Ne ate kohe
ishte e para kengetare e muzikes se lehte qe filloi te kendonte edhe kenget e bukura popullore:
Hapi syte e zeze, Cobankat kur shkojne malit, Pervec se kengetare Lindita Theodhori po
shkelqente edhe si aktore e Teatrit A.Z.Cajupi te qytetit te Korces, perkrah aktoreve dhe
regjizoreve me ne ze si, Dhorke e Dhimiter Orgocka, etj.
Ne Festivalin e 18-te L.Theodhori erdhi me dy kenge te reja: "Nentori i Lirise", kompozuar nga
Limoz Disdari dhe tekst te Koci Petritit, fituese e cmimit te dyte. Erdhi Nentori dhe c'drite ra mbi
ty/ te zjen kraharori/ te qeshin buze e sy...., si dhe kengen "mes punetoreve" kompozuar nga
Shaqir Kodra, te cilen e kendoi ne duet me Kozma Dushin: Ne sot djem e vajza tok/ Shkojme ne
kantier/ Kenga jone rinore/ Gaz e drite na jep...
Ne festivaline 19-te lindita perseri do ishte fituese e cmimit te dte me kengen "Nen kuroren e
ullirit" Kompzuar nga Enver Shengjergji me teks te Zaho Pucit: "Nen kuroren e ullirit/ Shtrydhje
balte e rridhnin lote/ Rrane lote e mbine dhimbje/ Ne zemren tone/ Pertej fshatit ne te dale/ Niste
rruga e kurbetit/ permbi brigje, permbi vale/ i rrinte si plage detit/ Kjo shamia e nenes/ lare o me
lote/ Priste vajze e valeve/ dhimbjen ndjente thelle kjo toke...., si dhe kengen e kompozuar nga
Aleksander peci me tekst Agim Shehu: "Zjarri i luftes ende s'kish pushuar, debora shkrihej nen
krahe... N'ato maja rripa rripa/ hyje e dilje ne furrtune.... Ne ate kohe ishte e pamundur te mos
kendonte ajo. Lindita kishte zene vendin e saj kryesor ne festivale, madje edhe me kenge te
forta, te fuqishme, te bukura e ritmike.
Ne Festivalin e 20-te kompozitori Naim Gjoshi, i cili ka nje rol te rendesishem ne festivalet dhe
muziken e lehte shqiptare, te cilin e adhuroj per krijimet e tija te bukura dhe te arrira, fitues disa
here i cmimeve te dyta dhe te treta, per te cilin dua te shkruaj njehere tjeter, do t'i besonte
Lindites ne ate festival kengen e tij : "Kujtimi i Luftes" "N'ato vite zjarr/ ti me fale shok me zemren
bashke dhe nje nagant/ Ishte ndezur flake kjo toke/ nga lufta e madhe/ Ne zemrat armet tok/
Lufta na i bashkoi/ Kur lidhem bese ne male/ O shoku im i shtrenjte/ Kete nagant t'ua leme
trashegim femijeve tane.... Ndersa kompozitori tjeter Flamur Shehu do t'i besonte kengen e tij
po ne ate festival te 20-te "Agimet tona" Lindita kete kenge e kendoi ne duet me Tonin
Tershanen, qe u cilesuan si dueti me i suksesshem: Jehon kjo kenge jehone/ Gazmor ne pune
ne na vlone/ Dhe hapi yne me tingujt po kumbon/ ne enderuam o shoke dhe enderojme
gjithmone/ vendit gezim t'i shtojme.... Tekstin e kesaj kenge e ka shkruar Luan Qafezezi, e cila
fitoi edhe cmimin e dyte.
Nje vit me vone, ne festivalin e 21-te perseri kompozitori Flamur Shehu do t'i besonte perseri
Lindites kengen e tij "Dashuria Jone", me tekst te ZH. Jorganxhi, e cila fitoi perseri cmimin e
dyte."Po vijne te gjithe sot miq edhe shoke/ Ditelindjen time plot me gaz me urojne/ Do t'vish dhe
ti si asnjehere te pres/ sot mbush i dashur une njezet vjete... Perseri ne kete festival Lindita
Theodhori kendoi ne duet kengen e saj te dyte, me nje kengetare te re, te sapo dale ne skenen
e festivalit, Parashqevi Simaku. te dyja se bashku kenduan kengen "Gezuar shoke", kompozuar
nga ferdinant Deda me tkest te Kudret Isait. "Kenge e punes sot po bucete/ Nga zemra del/ Pas
termetit shoke ngritem ne shtepine e re/ Porsi lule mes lulesh tek ti Myzeqe...
Festivali i 24 i kenges solli edhe pak ndryshime ne festival, sepse ky festival ishte me "fat", pasi
i zhvillua ne Dhjetor te 1985, vit ky kur kishte vdekur kolera diktatore dhe organizatoret i lejuan
kengetaret te kendonin me mikrofon ne dore. (Sa turp dhe qesharake na duken sot qe
udheheqesit e shtetit shqiptare te ndalonin dhe te lejonin kengetaret si te kendonin) Pas carrjes
se akullit ne ate festival, ku kengetari tiranas Orhan Zeneli ishte i pari kengetar qe e morri
mikrofonin ne dore, si gjithe te tjeret edhe Lindita theodhori kendoi kengen "Ti mbetesh
pranvere" Kompozuar nga Gazmend Mullai, me tekst te Koci petritit: "Ne dikur ishim/Shoke te nje
qyteti/ qe mban emrin e thjeshte e te bukur/Studenti/ ... Po sot kush rri?/ Pas xhamit qe le ti/ Dhe
c'djale t'vjen/ c'sinjale t'vershellen?... Edhe ne kete festival Lindita me kete kenge fitoi cmimin e
dyte. Sic po e shohim deri tani Lindita eshte fituesja e disa cmimeve te dyta ne festivalet
kombetare te kenges se lehte shqiptare. Po ate vit, per here te pare radiotelevizioni Shqiptar
organizoi koncertin "Kur vjen Pranvera" i cili do ndiqte rrugen e tij neper vitet e ardheshme, duke
u quajtur me vone festivali i pranveres, ose Kenget e Stines. Ne kete koncert Lindita kendoi dy
kenge: Kujtimet e femijerise dhe kengen "Per emrin tend mendojme", kompozuar nga Ferdinant
Deda. 'Ti do behesh baba/ Une se shpejti do behem nene/ Por syte e tu, o vogelush/ Jeta po e
pret sic pres une emrin tend/... ne per emrin tend mendojme cdo dite/ C'ngjyre do t'i kesh ti syte/
Do t'i ngjash ti babit, ndoshta mua valle/ Vajze do te jesh a djale...
Ne Festivalin e 25-te kompozitori Alfons Ballici, se bashku me poetin Koci Petriti do t'i besonin
kengen e tyre"Pema e Lirise" Lindites: "Cdo dite qe shkone/ Le kengen qe udhetone/ Mbi cdo
ulli/ Qe rrisim une e ti/ percjelle dashurine/ Brez pas brezi ti/ peme e lashte, blerim i ri... Ndersa
po ate vit ne Koncertin "Kur vjen Pranvera" lindita do sillte "Oren" e qytetit te saj. "Ora e qytetit tim"
Keshtu titullohej kenga e Gazmend Mullait: "Ora e qytetit rreh/ Tingujt larg e larg fluturojne/ Lumi i
kohes rrjedh e rrjedh/ Dhe dita cel, lumenjte pas nuk shkojne/ Hapur si dy krahe akrepat rrine/
Dhe zemres i percjellin dashurine/ Jeta si femije na merr ne gjijte e saj...
Viti 1986 per Lindita Theodhorin do ishte edhe viti i suksesit te saj te madh. Ne veren e atij viti
do te shpallej si interpretuesja me e mire e Festivalit te Interpretueseve te Kenges. "Jete moj e
bukur" ishte kenga qe i dha cmimin e pare Lindites, e komozuar kjo kenge nga kompozitori
korcar Adrian Jorgji: C'ka kjo zemra ime sot/ Valle zemer e kam a zog/ Dhe sa here fluturoje/ Ne
syte e tu qendroje/... Jete moj e bukur/ Me lule mbushma gezimin det/ Zemer moj e lumtur/ Zog
je sa here qe ti, ne kraharorin tim rreh...
Ne festivalin e 27-te kompozitori Maksim Shehu do t'i besonte kengen e tij: "Eja me kerko" "Tek
kjo bange/ Nuk do vij une me te ulem, e di/ Jo studente une s'do quhem tani/ Pra lamtumire/ Tek
kjo dhome/ Nuk do rri une tek dritarja qe kam/ Nuk do pres une me trokitjet mbi xham/ Pra
lamtumire/ Nje tjeter jete neser mua me pret/ ti ne mes shokeve mua me gjen/ po qe se vjen....
Festivali i 28-te i kenges ishte edhe festivali i fundit per Lindita Theodhorin. Ne ate festival ajo
kendoi perseri nje kenge te Adrian Jorgjit, titulluar "Neper ditet tona" qe kritika muzikore e
vleresoi si kengen me te mire te festivalit: "Si qenka kjo jeta cudi/ Cdo dite une te dua me mall te
ri? Dhe vitet po ikin fluturojne/ Thinja plot, flokeve u shtojne/ Bjen bore mbi mua, mbi ty/ Por
prape ne po qeshim te dy/ Dhe dua une gishtat e tu/ Porsi dikur, floket t'mi krehesh ashtu....
Ndonese Lindita Theodhori nuk kendoi me ne festivalet e kenges ne Radio televizion, sepse te
tilla erdhen kushtet ne Shqiperi pas nderrimit te sistemeve, ajo vazhdon te kendoje edhe sot,
dinamike, e fuqishme, e zjarrte, si dikur...