Konferenca e pare nderkombetare:"Çeshtja e Çamerise:
Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje
paqesore"


BEQIR SINA, New Jersey


Ne hollin"Salla e Lirise - Liberty Hall" te Kean Universitetit, per studente e Universitetit Kean u
çele me kete rast nje Ekspozite me fotografi "Çameria gjate shekujve", dhe u ekspozuan libra
te autorve shqiptar e te huaj per Çamerine



Union, New Jersey: Ne nje nder tre universitetet me te medha ne New Jersey, dhe nje nder 10
universitetet me te medha ne Shtetet e Bashkuara - Kean University, diten e shtune ne
mesdreke, u mbajt nje konference nderkombetare, per Çamerine, organizuar nga Organizata
Shqiptaro - Amerikane Çameria (AAOC) dhe Instituti i te Drejtave te Njeriut,(HRIKU). Me kete
rast u çele edhe nje ekspozite me fotografi "Çameria gjate Shekujve".

Konferenca u mbajte ne Kean University, i cili sherben studenteve te saj ne artet liberale,
shkencat, dhe profesioneve me nje perkushtim per rritjen intelektuale dhe kulturore dhe eshte
i njohur mire per programet e saj ne shkencat humane, njihet si me i madh ne shtetin e Nju
Jersey.

Kean University, ka disa Qendra te shumta kerkimore, per kete çeshtje, ndoshta me te
dukshemet ne New Jersey, siç jane Qendra per Shkence, Teknologji dhe dallohet per Institutin
e te Drejtave te Njeriut, dhe Qendra Burimet e Holokaustit, Qendra e Studimeve Etnike
Lipman, dhe Salla e Lirise - Liberty Hall, aty ku u mbajte dhe konferenca per çeshtjen e
Çamerise : "Konferenca e pare nderkombetare - Çeshtja e Çamerise: Perspektivat
nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje paqesore".


Organizimi i kesaj konference ishte nje arritje per çeshtjen e Çamerise, pasi pjesemarres ishin
drejtuesit e me te lart te çeshtjes çame, ne SHBA, kryetari i AAOC inxhinier Sali Bollati, dhe
Presidenti i saj Endri Merxhushi, Presidenti i Nderit i Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet,
zoti Tahir Muhedini, Publicisti dhe analisti britanik, gazetari i njohur professor James Pettifer
nga Akademia e Mbrojtjes se Mbreterise se Bashkuar(CSRC) dhe lektori i disa Akademive te
Mbrojtjes ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si dhe Dr. Dawood Farahi Presidenti i
Universitetit Kean ne New Jersey.


Pjese e kesaj konference, e para e ketij lloji ne SHBA per çeshtjen e Çamerise ishin edhe
personalitete te njohura nga vendlindja dhe diaspora si : Dr. Ibrahim Gashi kryetar i Instituti i
Integrimit te kultures shqiptare, publicisti dhe gazetari Frank G. Shkreli, ish Drejtor i seksionit
shqip ne Zerin e Amerikes, dhe Drejtor programi per EuroAzine, Professor Agron Fico,
shkrimtar e publicist, nen/kryetar i Akademis se Shkencave Shqiptaro-Amerikane, me qender
ne New-York, kryetari i Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA, Dr. Gjon Buçaj,
shkrimtari i njohur professor Nuam Prifti, dhe veterani patriot zoti Qemal Lepenica, kryetari i
Partise Levizja e Legalitetit ne SHBA, zoti Hakik Mena, Professor Sevdai Kastrati, te cilet ose
ishin te pranishem e mbajten kumtesa, nje fjalime, ose i derguan kumtesat e tyre, ne lidhje me
çeshtjen e Çamerise.


Ky eveniment u shfrytezua per prezantimin e çeshtjes se Çamerise nder vite, problematika e
zgjidhejes se kesaj çeshtje, si dhe puna e bere deri tani ne kete drejtim nga shqiptaret,
sensabilizimi i çeshtjes çame ne SHBA, dhe rruga drejt zgjidhjes se kesaj çeshtje, me veshtrim
nga Uashingtoni.


Konferenca e pare nderkombetare Çeshtja e Çamerise: "Perspektivat nderkombetare dhe
Mundesite per nje zgjidhje paqesore", ishte hapi i pare, ne kete drejtim ne SHBA, i hedhur nga
Organizata Shqiptaro-Amerikane Çameria, e cila, eshte nje organizate jofitimprurese e
shqiptaro- amerikane . Ne gjirin e saj jane anetare qe sot jane qytetare amerikane, te cilet
kane lindur ne Çameri (pjesen veriperendimore ne Greqi) dhe individe me prejardhje nga
Çameria, qe kane si mision kryesor zgjidhjen paqesore te çeshtjes se Çamerise.


Ne kete konfrence, panelistet, thane se mbas-Luftes se Dyte Boterore dhe pas periudhes se
Luftes se Ftohte, ne Ballkan, ky gadishull i trazuar ka qene i perfshire ne nje periudhe
konfliktesh dhe luftera te pergjakshme etnike, te cilat, nga mos zgjidha e çeshtjeve etnike,
sollen disa luftra ku humben jeten mbi 300 mije njerez, si ne Kroaci, Bosnje, Maqedoni dhe
Kosove, te cilat sollen shperberjen e te ashtuquajtures ish Jugosllavise. Nder te tjera popujt e
Ballkanit , qe luftuan per liri dhe qe kan manifestuar zgjidhjen e saj ne rruget e lufterave dhe
tensionet e vazhdueshme, ishin sidomos shqiptaret, te cilet e fituan lirine e tyre vetem me
gjakun e derdhur per liri e pavaresi .

Shqiptaret pas çlirimit, lirise dhe Pavaresise se Kosoves, iu afruan gjithnje e me shume
çeshtjes se Çamerise, duke e sjellur ate me rrruge paqesore ne pranin e vazhdueshme, ne
kancelarit e botes, qendrat akademike ne bote, institucionet e larta nderkombetare, te cilat
merren me keto çeshtje, New Yorku, Washingtoni dhe Brukseli. Çeshtja e Çamerise tani mbas
renjes se komunizmit ne Shqiperi, mbas sundimit te eger komunist gjysme shekullor te
diktatures se vendosur ne vend prej Enver Hoxhes, eshte me e prekur, me e ndjeshme, ajo
eshte kthyer si faktor paqe rajonale ne rajon dhe me gjere, ne se zgjedhet. Per kete
shqiptaret, si ne Shqiptari, me partin PDIU parti e cila mbron dhe perfaqeson te drejtat e
çameve, shoqatat dhe organizatat, por edhe shqiptaret jashte saj - jane duke punuar
vazhdimisht pere kete çeshtje, per ate se çfare mund te behet per te arritur nje zgjidhje
paqesore per çeshtje etnike shqiptareve ne Ballkan, e pa zgjedhur per shume dekada.

Fjala e hapjes, ne Konferencen e pare nderkombetare Çeshtja e Çamerise: "Perspektivat
nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje paqesore", u mbajt nga zonjusha Janine
Rivera, Asistente e diplomuar ne Institutin e te Drejtave te Njeriut, e cila tha se foli ne nderim te
Dr Henry - Drejtor i Institutit te Drejtave te Njeriut - Kaplowitz. Nderkohe, qe Dr Dawoo Farahi,
Presidenti i Kean Universitetit, mbajti nje ligjerate te thukte, duke e paralelizuar disa here
çeshtjen e Çamerise me ato ne vende te ndryshme te botes. Dr Dawoo Farahi, tha me sa ka
studiuar, ai "Çeshtja e Çameris mund te zgjidhet njesoje si jane zgjedhur neper bote, çeshtje
me kulture dhe histori te njejte me ate te Çamerise - duke thene se bota ka shembuj plote, qe
mund t'a zgjedhe shume lehte kete çeshtje bazuar ne kartat nderkombetare, pa e lene ate te
"mavioset" edhe me shume".


Panelin e pare e hapi Endri Merxhushi Presidenti i AAOC . Endri Merxhushi mbajti kumtesen
me titull : Interesat Kombetare te Greqise dhe zgjedhja e konfliketeve greko-shqiptar - Çeshtje
gjeopolitike dhe Ndikimi Nderkombetar i Ballkanit.


Mbas tij referoi inxhinier Sali Bollati, (i cili mban nje BA dhe MS ne Inxhinieri Kimike, te marre
dekada me pare ne Universitetin Teknik Bratislave-se -Sllovaki. Ai ka qene nje lektor e Kimise
Analitike ne Universitetin e Tiranes per mbi 20 vjet ). Zoti Bollati u prezantua ne kete
konference me temen mjaft te prekshme :" Gjenocidi i Çamerise: Deshmia e nje deshmitar
okular dhe nje te mbijetuari, qe pa me syte tij masakren e grekerve te Zevros . Ne kumtesen e
tij aktivisti i palodhur i çeshtjes Çame ne Amerike, biri i Çamerise, ai qe si femije e pa me syte e
tij - masakren e gjenocidin ndaj popullsise çame, perkujtoje :

Une isha vetem 7 vjec, kur u zgjuam ne mengjes nga krisma e armeve; nena na ngriti dhe
mbasi mblodhi disa plaçka u nisem per ne shtepine e Daj-Muhametit qe ishte ngjitur me
sahatin, ne qender te qytetit. Shtepia e jone ngjitur me kullen Mesjetare te Bollatateve ndodhet
ne krye te Paramithise dhe sot eshte transformuar ne Muze. Vellai I madh 13 vjecar, Ferhati u
largua me vrap per ne shtepine e Halla-Shazos per te qene si gjithemone me kushuririn dhe
bashkemoshatarin e tije, Avniun, por rruges e vrane te fshehur ne nje kaçube.







Kur mbritem ne shtepine e Dajes, djali I xhaxhait te nenes, Qazimi Bako,i thote babait tim qe
hajde te ikim se greket do na vrasin (ai ne fakt u largua dhe vdiq ne Tirane me 1982); babai im
I mjere e kundershtoi largimin, duke I thene se nuk mund ti leje vetem femijte dhe gruan, nuk
kam bere asnjehere ndonje veprim kunder grekeve, perkundrazi I kam perkrahur e ndihmuar
ne çdo rast nevoje; keshtu qe nuk mund te largohem vetem. Por fatekeqesisht,mbas gjysem
ore, hyne zervistat ne dhome dhe e rrembyen me force babain e shkrete duke mos e lene as
kepucet ti mbathte. Fjalet e babait shume te dashur, qe na rriste dhe edukonte dhe rrembimin
e tije kur neve qanim e bertisnim nuk mund ti heq nga mendja as edhe sot. Babain bashkê me
dhjetra te tjere te pafajshem I masakruan dhe pushkatuan ne oborrin e shkolles.





Mbasi rrembyen Babain, nena na ngriti dhe u nisem perseri per ne shtepi. Kur hyme ne
oborrin e madh te shtepise u tmeruam , aty gjetem kufomen e gjakosur te gjyshit 82 vjeçar, te
cilin mbasi e kishin terhequr zvarre neper shkallet e gurta e kishin pushkatuar. Mbas kesaj
skene te tmerrshme, nena e dashur, na morri dhe na çoi ne ish Ndertesen e Medreses. Aty
gjetem te strehuar edhe shume familje te tjera.Mbas pake kohe na nxorren perjashta ne oborr
per te na pushaktuar. Tek dera e madhe e oborrit prane mitrolozit te ngrehur, qendronte nje
ushtar zervist. Nena e shkrete na mblodhi rreth vehtes si pula zogjet e vete duke ju falur Zotit
per meshire. Faktikisht, mbas pake kohe arriti nje zervist tjeter dhe e urdheroi ate qe ta ngrinte
mitrolozin per ne nje vend tjeter.







Per nje moment kujtuam se shpetuam. Por Jo. Nje oficer zervist erdhi dhe morri nenen time
shume te dashur; ajo nxorri nga gjoksi te vetmen fotografi te babait tashme te pushkatuar dhe
me porositi qe ta rruaj si gje te shenjte. Mbas pake morrem lajmin e keq se edhe nenen 36
vjeçare, e kishin pushkatuan brenda ne xhamine e Bollatateve.







Kjo eshte nje pjese jetuar me tmerr ne kalvarin e Paramithise ku masskruan ne menyren
gjakatare nje kushurire e imja Sanije Bollati te cilen e dogjen me benzine, ndersa 56 vjeçarit
Omer Muratit I rropen nje pjese te lekures dhe mbasi ja lyen me kripe ja ngjiten perseri.





Jani Sharra, ne librin e tije "Istoria tis Periohis Igumenitsa", botuar ne Athine me 1985,shkruan:
"...Familja e Muharem Bollatit qe u masakrua ne menyre shtazarake, nuk ka pasur as fajin me
te vogel.". Me tej Bollati ka theksuar se vetem brenda dy ditesh mbi 600 shqiptare te
pafajshem u torturuan dhe u vranê nga monarkofashistat greke," theksoi, ne fund te kumtese
se tij kryetari i AAOC inxhinier Sali Bollati,


James Pettifer, mbajti kumtesen me titull: "Historia e Çamerise - Hapesira Gjeografike dhe
Koha Shqiptare"



Ilir Ademaj, mbajti kumtesen e tij Shqiptaret çam: Trashegimia kulturore dhe gjuhesore e
shqiptareve ne Çameri . Me kumtes te derguar u prezantua Sevdai Kastrati. "Gjenocidi
kulturor" ishte kumtesa e profesor Sevdai Kastrati, me titull:" Faik Konica dhe Çeshtja
Çamerine". Zoti Luan Isufi, nje veprimtari i dalluar ne komunitet, mbajti kumtesen:" Ngjarjet
historike dhe te jashtme me me ndikimin ne Rajon per çeshtjen e Çamerise". Ndersa dergoi
kumtesen e tij publicisti Rasim Bebo me titull " Fakte te pabese - Gjenocidi i Çamerise -
Peshkopi Dorotheus ". Arben Llalla, publicist u prezantua nga te pranishimit me referatin "
Akuzat per Bashkepunimin me EDES - Bashkepunimi me nazistet gjermane.".Dhe poetja nga
Kosova Rita Saliu lexoi poezine "Vargje per Çamerine", marre nga libri i saj.


Prof. Dr. Agron Fico, Nen/Kryetar i Akademise Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe Arteve,
paraqiti per konferencen essen me titull :"Vlera Universale e Çeshtjes Çame". Nderkohe qe zoti
Hakik Mean mbajti kumtesen e tij me titull "Çeshtja çame dhe Mbreti Zog ka qene e vetmeja
zgjedhje per bashkimin e te gjitha trojeve Shqiptare - Shqiperia Etnike". Kryetari i Vatres doktor
Gjon Buçaj foli ne menyre te detajuar per lidhjet e hershme te çeshtjes se Çamerise me
federaten Vatra, çameve qe ishin vatran te kulluar, ne diaspore, gjate regjimit komuniste.




I ftuar ne kete Konference nga Shqiperia, ishte Presidenti i Nderit i Partise per Drejtesi Integrim
dhe Unitet, zoti Tahir Muhedini, i cili pershendeti organizmin e nje aktiviteti kaq te rendesishem
per te gjithe shqiptaret dhe shprehu vleresimin per ate çfare eshte bere nga çamet deri tani
per kete çeshtje, dhe rolin e rendesishem qe luan ne kete çeshtje Organizata Shqiptaro -
Amerikane Çameria (AAOC), komuniteti çame ketu ne SHBA, dhe i gjithe komuniteti shqiptare
ne promovimin e sensabilizmin e vazhdueshme te nivelit te çeshtjes se Çamerise ne Shtetet e
Bashkuara . Ai e quajti nje pervilegje qe shqiptaret jetojne ne kete vend te madh kampioni i
lirise, demokracise dhe te te drejtave te njeriut anembane botes.

“Ne, shqiptaret, tha zoti Muhedini qe ishim dhe jemi ne zemer te Europes, por qe ndame ne te
shkuaren tone, nje nga historite me te hidhura, por gjithmone sot mbas 20 vjetesh te
demokracise, renjen e komunizmit, i them vetes qe jemi nje komb i bekuar. Sepse ne jemi nje
komb i bekuar, ngaqe ne çdo moment vendimtar te ekzistences sone, te lirise sone, kemi
pasur mbeshtetjen, ndihmen e ketij vendi e kombi te madh dhe ia kemi dale mbane fale saj -
ashtu si i a dolem me rrezimin e komunizmit qe sundoi egersisht per 50 vjet shqiptaret, dhe
solli demokratizmin e Shqiperise, e cila sot ka bere shume perpara, por edhe per çlirmin, lirine
dhe pavarasine e Kosoves martire, dhe me shume te drejta te fituara per Shqiptaret ne Mal te
Zi, Maqedoni, Presheve, Bujanovc, e Medvegje."


Ne mbyllje Ilir Ademi moderatoi i kesaj konference - Konferences se pare nderkombetare
"Çeshtja e Çamerise: Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje paqesore",
mbasi vleresoi maksimalisht nivelin e larte te organizimit te bere nga Organizata Shqiptaro -
Amerikane Çameria (AAOC) dhe Instituti i te Drejtave te Njeriut,(HRIKU), dhe falenderoi
pjesmarresit, oratoret penaliste si dhe ata qe derguan, referate, kumtesa, esse, dhe studime,
stafin e Universitetit Kean per mikpritjen. Zoti Ademi prezantoi nje video grafik te hartave
historke te Çamerise ne shekuj vizatuar ose fotografuar nga hartograf te njohur boteror,
francez, britanik dhe amerikan me titull : Trashegimia Kulturore e Çamerise dhe Hartografia e
saj nga te Jashtmit".


Konferenca per Çamerine: "Konferenca e pare nderkombetare Çeshtja e Çamerise:
Perspektivat nderkombetare dhe Mundesite per nje zgjidhje paqesore", ishte eventi me i
rendesishem i çeshtjes se Çamerise ne SHBA, si nje tregues se nje te vertete historike mbi
çeshtjen çame, gjenocidin ndaj kesaj popullsie shqiptare, e shperngulur me force nga shtepite
dhe tokat e tyre ne Greqi. Mbi te gjitha ajo tregoi se i ka ardhur koha i zgjidhjes se kesaj
çeshtje ne menyre paqesore dhe sipas standarteve Europiane. Konferenca dallohej per nivelin
e larte te kumtesave, referatve, dhe studimeve, mbajtur ose derguar nga penalistet dhe
ekspozimit te kesaj çeshtje ne nivel nderkombetar ne mjediset e ketij universiteti prestigjoz
amerikan Universitetit Kean, me ane te nje ekspozite fotografike dhe librave te autorve
shqiptar dhe te huaj per Çamerine.