BRONX : Shqiptaro-amerikanët festojnë pavarësinë e shetit
shqiptar me ngritjen e flamurit kuq-e-zi




BEQIR SINA, New York



Qindra shqiptaro amerikanë u mblodhën dje në Belmont të Bronksit për të ngritur flamurin
shqiptar në festimin e 99 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë.


BELMOT PARK  - BRONX : Shqiptarët e Amerikës, janë duke festuar kudo që jetojnë këto ditë
në mënyrë madhështore, 99 - Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,  nga sundimi i
perandorisë turke. Në vijim të aktiviteteve të shumta, që po zhvillohen këto ditë, këtu në New
York, qytet, i cili është veshur i gjithë kuq-e-zi , një ngjarje e bukur, u zhvillua në përkujtim të
Ditës së Flamurit Shqiptar, ditën e shtunë, organizuar nga Shoqata e Komunitetit
Shqiptaro-Amerikan, me bashkë themelues veprimtarin e shquar të komunitetit zotin Mark
Gjonaj.


Me këtë rastu bë edhe  ngritja e flamurit kuq-e-zi, nga komuniteti shqiptar që jeton në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës,  në përkujtim të 99 - Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, së shtetit
mëmë Shqipërisë, në qytetin e Bronxit, New York, qytet ku sot jetojnë më së shumti shqiptarët.
Mark Gjonaj, bashkë-themeluesi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikan të Komunitetit është edhe
organizatori i një ngjarje tjetër historike, ai me kontributin e tij bëri që rrugët e Bronxit të jenë
këto ditë feste, të zbukuruar dhe hijeshuara me të dy flamuj atë Shqipëtar dhe flamurin
Amerikanë.


Komuniteti shqiptaro-amerikan në një nga seksionet më të njohura në Bronx, Arthure Avenue,
festojë pavarësinë e Shqipërisë, duke e shënuar atë me ngritjen e flamurit shqiptarë, në
shtizën e lartë në mes të qytetit. Në rrugë në mesditë dolën qindra shqiptarë dhe filluan të
kremtojnë së bashku, të veshur me kostumet folklorike shqiptare të të gjitha viseve, dhe
mbanin në duar flamurin shqiptar. Ndërsa në ballë të një tribune të imrpovizuar një flamur kuq
-e- zi gjigand ishte vendosur në ballë të sheshit.

Festimet u zhvilluan në shesh gjatë gjithë ditës, duke kënduar e vallëzuar së bashku me grupin
e vallëtarëve të djemëve dhe vajzave të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, SHKA
Bashkimi Kombëtar dhe grupi i fëmijëve të Shkollës Shqip në Bronx. Ngritja e flamurit u
shoqërua edhe me një program artistik, ku kënduan këngëtari i njohur tropojan Gëzim Nika
dhe këngëtaria Viki Lulgjuraj. Aktori i komunitetit Shaban Lajçi, Gjergj Dedvukaj dhe Tom
Gjergji  luajtën një fragment nga drama kushtuar plakut të urtë dhe të mençur nga Vlora,  
Ismail Bej Qemalit, që ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli me këtë rast dhe pavarësinë e
Shqipërisë, mbas një sundimi gjysmë shekullor të perandorisë turke.



Krenaria e shqiptaro-amerikanëve - flamuri kuqë e zi, u ngritë së bashku me flamurin
amerikan nën egzekutimin e hymneve të dy vendeve, në shtizën e sheshit në East Belmont në
187 Street dhe Crescent Avenue

Aktivitetin e hapi Ogerta Mungo dhe ia dha fjalën Mark Gjonajt.  Të pranishmin në këtë aktivitet
kushtuar Ditës së Flamurit, ishin edhe autoritetet rëndësishëme të shtetit të New Yorkut, dhe
autoritetet lokale të qytetit të Bronxit, përfaqësues të shtetit shqiptarë e të Kosovës , Senatori i
shtetit të New Yorkut, Jeff Klain Assemblyman Michael Benedetto, këshilltari i Këshillit të
Bashkisë së Nju Jorkut, Jimmy Vacca, përfaqësuesi i qendres tregtare Arthur Avenue, Jerome
Reguso, Avokati i njohur Stiv Kaufman, përfaqësuesi Republikës së Shqipërisë, Konsulli i
Përgjithëshëm në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, zevendes konsulli i Republikes se Kosoves ne
New York, diplomati Imer Berisha, avokati shqiptar Pjerin Luma , anëtarë të Shoqatave dhe
organizatave të komunitetit.

Të gjithë personalitetet e nderit përshëndetën Shqiptarët e Amerikës në Ditën e Flamurit ,
Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, nga tribuna e ngritjes së flamurit shqiptarë në qytetin e
Bronxit. Një përshëndetje të veçantë me rastin e kësaj dite, bëri dhe zonja Liza Milicaj, një
zyrtare e lart e njërës prej Borough të qytetit të New Yorkut, këshilltare në Bashkinë e qytetit
Pleasantville të New Jorkut, shqiptarja e parë e zgjedhur si zyrtare në këtë zonë të Nju Jorkut



Senatori i shtetit Jeff Klein , pos që foli për ditën e flamurit 28 Nëntorin e Shpalljes së
Pavarësisë së Shqipërisë, tha se New Yorku është krenar për komunitetin shqiptar dhe
lavdërojë në veçanti punën dhe kontributin e biznesmenit të suskseshëm shqiptar- amerikan
Mark Gjonaj, bashkëpunimin e tij me  këshilltarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Jimmy
Vacca,"

  Zoti Mark Gjonaj, bashkë-themeluesi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikan të Komunitetit, që është
edhe organizatori i kësa ngjarje  nëpërmjet një kumtese për shtyp shpërndar me këtë rast
thotë se:" Historia e popullit shqiptar është unike: si pasardhësit e drejtpërdrejt të ilirëve të
lashtë, shqiptarët janë ndër qytetërimet më të vjetra të Evropë. Gjuha shqipe përbën degën e
vet të gjuhëve indo-evropiane, dhe traditat kulturore shqiptare janë të veçantë për theksin e
tyre të jashtëzakonshme  për mikpritjen dhe bujaria (diçka që nuk ka dyshim se është e
ndikuar, nga shqiptaria më e famshme e të të gjitha kohërave - Nënë Tereza). Përveç kësaj,
historianët ushtarakë dhe poetë  amerikanë si Henry Wadsworth Longfellow, ka lartësuar edhe
figurën e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut për guximin e tij të jashtëzakonshëm dhe trimërin, duke
e ilustruar atë si heroin kombëtar shqiptar,".



Zoti Gjonaj  duke u shprehur në kumtesë për pavarësinë e Shqipërisë, thotë se ajo ishte
"pavarësia e të njëjtit shpirt dhe dëshirës për vetëvendosje, që çoi në Deklarata e pavarësisë
së Shqipërisë gati 100 vjet më parë, më 28 nëntor 1912, duke e shkëputur atë nga Perandoria
Turke. Në atë ditë, flamuri shqiptar - një shqiponjë të zezë shqiponja me dy koka  u ngrit, e lirë
dhe krenare  mbas 500 vjet të sundimit të huaj ".



Edhe këtë vit, thuhet në kumtesën që ka shpërndar me këtë rast zoti Mark Gjonaj,
bashkë-themeluesi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikan të Komunitetit, që është edhe organizatori i
kësaj ngjarje, shqiptarët në zonën e Belomnt Park të qytetit të Bronxit, dhe Nju Jorkut, do të
nderojnë këtë ngjarje historike me ngrtijen e flamurit në shtizën e lart së bashku me flamurin e
SHBA,  për të u valivitur pranë flamurit amerikan. Shqiptarët, kudo i konsiderojnë Shtetet e
Bashkuara, si mikun e madh dhe të përjetëshëm të popullit shqiptar, aleati i ynë më i mirë, prej
nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson për pavarësinë e Shqipërisë një shekull më
parë dhe më të fundit me demokratizimin e Shqipërisë, dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës. Si e
tillë, të gjithë shqiptarët e Amerikës, janë krenar të marrin pjesë në ngritjen e flamurit në
festimin e kësaj dite të që tregon edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera tona me Shtetet e
Bashkuara, që ndajmë idealet të përbashkëta të lirisë", ka cekur zoti Mark Gjonaj,
bashkë-themeluesi i Shoqatës Shqiptaro-Amerikan të Komunitetit, që është edhe organizatori i
kësa ngjarje .