Kisha Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodres", organizojë" Darkë
për Vullnetarët"




BEQIR SINA, New York





Kjo darkë kishte për qëllim t'i "shpërblej" dhe t'i falenderoj vullnetarët e Kishës, për punën e
tyre të shkëlqyer me shërbimin e tyre në këtë kishë, gjatë tërë vitit dhe është parë si një darkë
vejtore në prag të Krishtëlindjeve


BRONX NEW YORK : Famullitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", i përndershmi
Dom Pjetër Popaj, më 21 dhjetor 2011, në mbrëmje, në shenjë mirënjohje për punën
vullnetare që bëjnë me shërbimin e tyre gjatë gjithë vitit, këta vullnetarë, shtrojë " Darkë për
Vullnetarët" dhe anëtarët e familjeve të tyre, në restorantin e njohur "Eastwood Manor", Bronx.



     Kjo darkë kishte për qëllim t'i "shpërblej" dhe t'i falenderoj vullnetarët e Kishës, për punën
e tyre të shkëlqyer me shërbimin që kanë bërë në këtë kishë gjatë tërë vitit dhe është parë si
një darkë vejtore. Vullnetarët e kësaj kishe u shprehën shumë mirenjohës për këtë darkë
mirënjohje të organizuar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, në Nju Jork, nën kujdesin e
famullitarit të kësaj kishe, Dom Pjetër Popaj,  e poashtu kan shprehur kënqaësinë e tyre, që
kishin ndjer gjatë punës në aktivitetet dhe shërbimet e kësaj kishe.
   


        "Me rastin e festës është kënaqësi personale e imja, por edhe në emër të Këshillit të
Kishës, të cilën unë përfaqësoj t'ju urojë "Gëzuar Krishtlindje", duke ju dëshiruar ;"Të gjithve ju
gëzime, paqe dhe lumturi në familje", tha zoti Leonard Berishaj, ndërsa por prezantonte dom
Viktor Dedën për të kryer ritualin fetar "Bekimi i Darkës".

    Më pas udhëheqësi kësaj darke ftoi të përshëndes, nikoqirin e kësaj darke, klerikun i
devotëshëm , atdhetar dhe i palodhur të përndershmi dom Pjetër Popaj, i cili në fillim të fjalës
së tij përshendetëse, u shpreh  se përgëzimet dhe flaemnderimet për këtë darkë shkojnë për
ju të gjithë që u bëtë pjesë e kësaj mbrëmje të bukur në prag të Kërshëndellave.


     I përndershmi Dom Pjetër Popaj tha  " Është ajo puna e juaj e palodhëshme, dhe dëshira
që gjatë gjithë vitit jeni duke shërbyer si vullnetar , puna e juaj në Kishë, meriton një
mirënjohje, si një "shpërblim", për ju dhe pronarin e këtij restoranti zotëri Bill Majer, që na i bëri
si dhuratë këtë darkë të bollshme, të cilën ai e shtron në emër të Kishës sonë, për çdo vjet".

     Në mënyrë që të vë në pah punën e këtyre vullnetarëve, të kësaj kishe, dom Pjetër Popaj,
përdori një shprehje amerikane, e cila thotë: "Don't tell me - show me", pra e thënë shqip
""Mos më thoni - por më tregoni".

  Aktivitetin e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës, në Nju Jork,famullitari i kësaj kishe, Dom Pjetër
Popaj, gjatë fjalës së tij e quajti "aktivitetin e të gjithë komunitetit shqiptarë" duke e krahasur
atë sikurse me festivalin e këngës e valles popullore shqiptare në Amerikë, karnavalet, dita e
trashgëmnisë shqiptare në Nju Jork, ditë e famurit tonë kombëtar,dhe të tjera.

   "Ne shqiptarët, vijojë dom Pjetër Popaj, në fjalën e tij, jemi bijtë e bijat e Zotit! që na ka
krijuar, pavarësisht se çfarë tallazesh na përcolli jeta, gjatë gjithë historisë nëpër vendet tona,
por populli shqiptarë e ka ruajtur atë indetitetin e vet, unisimin me njëri tjetrin, sikusre, thonë
amerikanët "The blood don't taken in water - "Gjaku nuk merret në ujë", çka do të thotë se
"gjaku është më i "trashë" se uji".

      Êshtë ky gjak shqiptari, pohoi ai që na ka mbajtur së bashku, me një histori të gjatë dhe të
bukur të përbashkët,. Kështuqë ne shqiptarët kemi ma shumë gjëra të përbashkëta se sa nga
ato që na ndajnë". Ky është suksesi më i madh se kur vjen puna për çështje kombëtare
pavarësisht se e bënë Kisha, mblidhen të gjithë shqiptarët, musliman, ortodoks e të tjerë." tha
familllitari i Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", dom Pjetër Popaj.

     Ai tha se çdo veprimtari kombëtare në komunitet, nuk i bëjmë për të "marrë ne flamurin"
por, për t'i shërbyer komunitetit shqiptarë, mbasi pjesmarrës ne këto aktivitetet janë shqiptarët
e të gjitha besimeve fetare, musliman, katolik, ortodoks dhe bektashinjë. Këto aktivitete sipas
tij kanë si qëllim bashkimin me njeri tjetrin, njohjen dhe bashkëpunimin , pavarësishtë se kujt
feje i përkasim, krahine apo vendi nga vijmë.

    "Ose siç thotë edhe shkrimi i shenjët, tha i përdershmi Dom Pjetër Popaj : "Ata që luten
bashke - edhe qëndrojnë bashkë". por edhe ata që ceebrojnë bashkë qëndrojnë ashtu së
bashku".

    Unë u shpreh më tej i përndershmi dom Pjetër Popaj jamë krenar që jam prift katolik
shqiptar, famullitar i kësaj kishe, dhe që jam mes besimtarëve shqiptarë dhe u shërbej
shqiptarëve katolik. Një kombi sipas tij që është ma i miri në botë, dhe kjo tha ai nuk është
thjesht një kompliment i rastit, por është se ne shqiptarët me të vërtet e meritojmë.

    Si përfundimi kjo darkë ishte mesazhi që :"Padyshim këta vullnetare do t'a përkrahin Kishën
 në punën e aktivitetin e saj edhe në të ardhmen - sikurse, edhe Kisha Katolike Shqiptare
"Zoja e Shkodrës", në Harstdale - New York.  do të kujdeset që t'i përkrah ata në jetën dhe
zhvillimin e tyre, si të gjithë besmitarët e kësaj kishe."

     Darka vijojë me një program të pasur argëtimi të udhëhequr nga DJ Mathew Kovovic.,
shoqëruar me këngë e valle nga Grupi i djemeve dhe vajzave të Grupi "Rozafa" nga Qendra
Kulturore Nëna Tereze e Kishës Katolike Shqiptare "Zoja e Shkodrës", në Harstdale - New
York.  Kjo darkë u sponzorizua nga restoranti i njohur Eastwood Manor, Bronx me pronar Bill
Majer, të cilit kisha i dhurojë me rastin e Krishtëlindjeve një dhuratë simbolke të kësaj feste.