Kur prisnim Festivalin e 12-të të Këngës në Radiotelevizion

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Menjëherë pas goditjes që morri Festivali i 11-të i Këngës ne RTVSH nga diktatori Hoxha,
goditje qe u shoqerua edhe me "prerjen" e kokave te njerëzve të shquar të artit, kulturës dhe
skenës shqiptare, muajt e parë të vitit 1973 e në vazhdim i gjithë viti për mbarë popullin
shqiptar, veçanërisht rinia, ishte një periudhë frike, ankthi, stresi, hutimi...Njerëzit ne
pergjithesi ishin te ç'orientuar. Më tepër ky ç'orientim u ndje tek ata, krijuesit, njerëzit e artit.
Udhëzimet nga lart, nga partia shtet ishin të një fryme revolucionare, kështu edhe arti shqiptar
duhet të krijohej me të tillë fryme.Këngët më të shumta duhej t'i kushtoheshin partisë së
diktatorit dha atij vetë.
Viktima te fushatës "antiart'' u bënë shumë artistë, krijues, këngëtarë...
Skenës shqiptare do t'i mungonin për vite me radhë krijuesit, këngëtarët artista më të mirë te
asaj kohe, Justina Aliaj, Sheriff Merdani, Nevruz Yzeiri...
Në ato vite, si shumë të tjerë edhe unë kam qenë një fans i këngëtares aktore Justina Aliaj,
fans, që e ruaj akoma të jem. Shpesh herë kam pyetur veten në ato vite: "Çfare beri Justina
Aliaj që u dënua, që nuk e lanë të këndojë për vite e vite me radhë? Pse, se këndoi një këngë
me ndjenjë në festivalin e 11-të në mënyrë të shkëlqyer? "Në ekranin e televizorit" ; Po Sheriff
Merdani? Po Nevruz Yzeiri? Po...? Po...?
Në ato vite të zjarrta te dhunës psiqike tek njerëzit që partia e diktatorit në pushtet ushtronte
mbi njerëzit, veçanërisht mbi rininë, po na mungonin këngët më të bukura të kënduar nga këta
këngëtarë. Por edhe nga këngëtarë të tjere, siç është e madhja Vaçe Zela, disa këngë të
bukura rinore të kënduara nga ajo me mjeshtërine e zerit dhe interpretimit, që vetëm ajo di te
na i sjellë, do "burgoseshin" për të dalë në një kohë tjetër pas shumë vitesh për t'u rikënduar,
në kohën e demokracise. Të tilla ishin këngët: "Djaloshi dhe shiu", "Lemza", "Esperanca",
"Nuk e fshehim dashurinë", "Sot jam 20 vjeç", etj. etj.
Duke jetuar vitin 1973, atë vit ankthi, frike, hutimi... siç e kam përmendur edhe më sipër, vjen
fundi i Dhjetorit i atij viti e bashkë me të vjen edhe festivali i ri i radhës i këngës shqiptare.
Kush e ka ndjerë dhe e ndjen muzikën, besoj se i ka provuar ato ndjenja dhe emocione, kur
zinim vend para ekranit të vogël të televizorit te mbledhur disa familje tek ndonjë komshi a
shok, dhe prisnim me ankth këngët e reja që do te na sillte ai festival. Dhe pas atij ankthi,
fshihej zhgënjimi ynë për këngët dhe mënyren e interpretimit të këngës nga këngëtarët.
Vetë këngëtarët në skenë ishin te hutuar mes frikës dhe ankthit. Çfare duhet të bënin gjatë
interpretimit të këngës?, sepse udhëzimet ishin dhënë që këngetar-i-ja, duhet të qendronte
në këmbë si statujë, qiri në këmbë, pa bërë as edhe më të voglin veprim levizje të duarëve
dhe të këmbëve.
Si mund të denohen këngëtarët, kur vetë ata, gjatë interpretimit të këngës hyjnë vetvetiu me
ndjenjën e melodisë së këngës, në lojën e të interpretuarit dhe pa vetedijen e tyre, lëvizin vetë
duart dhe këmbët!?
Udhëzimi për këngëtarët, që në skenë kur të këndonin të qendronin si statuja të palevizshme
do t'i shoqëronte ata deri ne vitin 1984, atëhere edhe kur u zhvillua Festivali i 23-të i këngës,
sepse një vit më vonë, në Festivalin e 24 kur edhe ngordhi kolera diktator, u lejua që
këngëtarët të këndonin, duke e marrë edhe mikrofon në dorë.
Sot ky turp duket qesharak dhe i pabesuar, të lejohesh të këndosh me mikrofon në dorë, por
është një fakt, që e patën fatin e tyre të keq ta jetonin ata këngëtarë te asaj kohe.
Sa herë këngëtarët në skenën e festivalit harronin tekstin e këngës? Kjo, sepse në çastet e
fundit teksteve u ndërroheshin vargjet e tyre nga të dërguarit e partisë komuniste, te cilët bënin
edhe "pastrimin" e teksteve.
Per këtë mund te flasin vetë këngëtarët e shumtë, një ndër ato është edhe Myfarete Laze, e
cila e ka përmendur në një intervistë të saj.
Kjo i ndodhi edhe kompozitorit Valentin Veizi në Festivalin e 28-të të Kënges, i cili ne Sallen e
Teatrit te Operas dhe Baletit ku rrinte ulur si spektator u befasu kur degjoi kengen e tij te
kenduar nga Telemak Papapano, kenge qe i ishte transformuar plotesisht teksti.
Keto shembuj te shumte me mire se kushdo tjeter i di poetesha jone e nderuar Zhuliana
Jorganxhi, e cila ka patur fatin te kete punuar per vite me radhe si redaktore letrare e teksteve
te kenges ne Radio Tirana.
Me kujtohet Dhjetori i vitit 1986. Ishte dita kur do zhvillohej festivali i 25-se i kenges dhe, une
duke biseduar me poeten Jorganxhiu ne hyrjen prapa Teatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane,
dikush i nderhyri. Degjova vetem pergjigjen e Zhulianes, e cila ishte ende e hutuar dhe e
shqetesuar. "Me vjen shume keq, se, ... Koci Petritin e shkaterruan komplet..." - tha. Ishte fjala
per poetin Koci Petriti qe i kishin bere nje "nderhyrje kirurgjikale" ne tekstin e kenges se tij
"Pema e Lirise" kompozuar nga Alfons Ballici dhe e kenduar ne ate festival nga Lindita
Theodhori.
Raste te tille ka plot, por une do permend edhe nje rast tjeter. Pasi kishte bere provat per te
kenduar ne festival kengetari Shaban Shabani, ne ditet e pragfestivalit ia heqin kengen "Neper
dete e oqeane" duke e detyruar kengetarin te kthehet ne qytetin e tij, Vlore dhe fusin kengen
"Krahe hapur pritna fshat" Kompozuar nga Todi Dori me tekst te Kudret Isait (Djali i ish
ministrit te brendshem te asaj kohe) dhe kenduar nga Irma Libohova dhe Pellumb Elmazi.
Askush nuk e morri vesh nderhyrjet e shpejta qe u bene te rekomanduara nga lart, por ajo qe
dihet eshte se, edhe kete kenge e hoqen, disa thoshin se ishte vete nderhyrja e ish ministrit,
qe djali i tij te mos debutonte menjehere ne festival, dhe menjehere kane shkuar dhe kane
marre ne Vlore Shaban Shabanin, duke e sjelle ne Tirane per t'a kenduar ate kenge te
nesermen ne festival.
Ndoshta u zgjata pak sa nga tema, por i shkruajta keto, per t'i bere te ditur edhe atyre
lexueseve qe jane kurrershtare ter dine se cfare ndodhte me festivalet, me kenget dhe me
nderhyrjet e tyre nga partia e diktatorit.
Festivali i ri i kenges se lehte shqiptare ne fundin e Dhjetorit 1973, sipas radhes u quajt
Festivali i 12-te.
Askush nuk e harron ate festival, qe quhet festivali i muzikes se lehte shqiptare, por qe ne te
merrnin pjese edhe kengetaret dhe kompleksi i Teatrit te Operas dhe Baletit.
Cfare zhgenjimi i madh, sidomos kur mendon qe ai festival erdhi menjehere pas Festivalit te
11-te qe ende e kishte lene eren e embel pranverore me kenget, kengetaret dhe interpretimin
e tyre.
Festivalin e 12-te e hapi kengetari Ramiz Kovaci me kengen per partine e diktatorit,
kompozuar nga Ferdinand Deda. Pastaj vinin me radhe kenget per fshatin, per marrshimin e
Shqiperise Socialiste, qe nuk i dridhej qerpiku nga armiqte e jashtem dhe te brendshem...
Iu kendua trimerise shqiptare qe hidhnim vallen ne gojen e ujkut "Sup me sup si malet"
kompozuar nga Agim Prodani, iu kendua hekurudhes, fshatit te bardhe shqiptar, (Sa ironike!
T'i kendosh fshatit shqiptar, duke e quajtur te bardhe qe ishte i denuar te hante buke gruri
edhe pse per ta mbjelle, rritur, korrur ate grure, derdhte djersen e tij)
Aty këtu pati edhe ndonjë këngë për rininë, për aksionet e saja në hekurudha, kantiere....
Në Festivalin i 12-të filloi edhe praktika që këngët duhet të shoqëroheshin nga Orkestra e
madhe Simfonike e RTVSH, si dhe nga kompleksi i Teatrit të Operas dhe Baletit, ku numri i
tyre do te arrinte në 18-19 këngëtarë.
Këngët u kënduan në dy interpretime të ndryshme nga këngëtarët.
Meritë të madhe në Festivalin e 12-të në drejtimin e orkestres pati dirigjenti Ferdinant Deda, i
cili e drejtoi i vetëm Orkestrën Simfonike në të gjitha këngët e të trija netëve.
Kënga fituese e çmimit të parë e Festivalit të 12-të të Kënges në RTVSH është ajo me titull:
"Gjurme te arta", kompozuar nga Kujtim Laro me tekst nga Lirim Deda dhe e kënduar nga
Vaçe Zela dhe Ema Qazimi.
Çmimi i dytë, kënga: "Si agim i kuq", Muzika Josif Minga, teksti Nasi Lera. Kënduar nga Alida
Hisku dhe Vaçe Zela.
Cmimi i tretë, kënga: "Poeti partizan" muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Qatipi. Kënduar nga
Gaqo Çako dhe Zeliha Sina.Këngën fituese të çmimit të parë në fund e këndoi Vaçe Zela, të
cilës i dhuruan edhe nje shportë të madhe me lule. Kjo ishte edhe nje shpërblim për Vaçen e
një viti më parë në Fest. e 11-të, kur orkestra ia la këngen përgjysmë, duke ndaluar dhe duke
e detyruar këngëtaren e madhe të ikte nga skena me një gjysëm kënge.
Kështu e perjetuam ne të gjithë Festivalin e 12-të të Këngës ne Radio Televizion, mes frikës,
ankthit, stresit..., që do të na shoqëronin edhe në vitet ne vazhdim.

Këngët e Festivalit të 12-të të Këngës në RTVSH, Dhjetor 1973

Titulli i Këngës                                             Muzika                                        Kengetaret

1) Gjurmë të arta                                          Kujtim Laro                           Vaçe Zela, Ema Qazimi
2) Si agim i kuq                                            Josif Minga                           Vaçe Zela, AlidHisku
3) Sup më sup si malet                                 Agim Prodani                        Ema Qazimi, Q. Kërtusha
4) Shoku ynë                                                                                           Alida Hisku, Vera Meka
5) Të dua bregdeti i kaltër                             Nikollaq Bulo                       Kleopatra Skarço,
Valentina Gjoni
6) Kënga e lumenjve                                     Tish Daia                              K. Skarco, Hëna Xhemali
7) Në zemrat tona flladi fryn                                                                      V. Gjoni, Rozeta Doraci
8) Hekurudha kënga jonë                              Agim Krajka                          Lindita Sota, Dhimiter
Disho
9) Gezime punëtore                                     Akleksander Peçi                   L.Sota, Zija Saraçi
10) Qyteti i ri                                               Rexhep Hasimi                      Z. Saraçi, Ramadan
Muhameti
11) Kur buzëqeshin fëmijët                                                                       Lefter Agora,
12) Partia.....                                               F. Deda                                Ramiz Kovaçi, Hysen Koçia
13) Gëzojmë siç gëzon kjo tokë                                                               Kompleksi i Operas
14) Hënë e netëve të vona                            Reshat Osmani                      Meli Bozgo, Nurie Emiri
15) Poeti partizan                                        Pjeter Gaci                            Zeliha Sina, Gaqo Çako
16) Fshati im i bardhë                                 Çesk Zadeja                           Zeliha Sina, Ramiz KovaÇi
17) Takim i brezave                                    Nexhmedin Doko                     Suzana Qatipi, Q.
Kërtusha
18) Kur je në rrjesht me partizanët                                                             S. Qatipi, Thëllënxa Akcani
19) Një vajzë                                              Vasil Çuni                               Niko Vasili, Dhimitër Disho
20) Marrshon Shqiperia                                                                             Hysen Koçia, Gaqo Çako