Askush s'ka te drejte te dore mbi femren.

Mbresa, duke lexuar romanin "Nje dashuri e vrare" te shkrimtarit
Pierre-Pandeli Simsia

Shkruajti dhe intervistoi:Natasha Tola

Me emrin e zotit Pierre-Pandeli Simsia fillimisht jam njohur para disa viteve ne gazeten e vetme
shqiptaro-amerikane "ILLYRIA" qe botohet ne Nju Jork, nepermjet shkrimeve te herepashereshme te shkruara
nga ai. Pastaj emrin e tij e lexoja si autor te disa shkrimeve ne shtypin e pavarur ne Shqiperi si Koha Jone,
Shekulli, Panorama, Dita, Tema, Gazeta Ndryshe, Gazeta Shqip, Balli i Kombit..., gjithashtu shpesh here lexoj
edhe shkrime dhe krijime te tij ne listat e ndryshme te internetit. Tematika e shkrimeve qe ai zgjedh jane
shqetesimet per popullin dhe vendin e tij, sukseset e shqiptareve anembane kudo jane, sidomos shqiptaret
ne Amerike. Jane te shumte emrat e shqiptareve, studente, pedagoge, mjek, shkencetare... , sukseset e
medha qe ata kane arritur ne Sh.B.A.dhe qe jane bere te njohur per lexues te shumte nepermjet Simsise.

Duke jetuar prej shume vitesh ne Sh.B.A. zoti Simsia ka gjetur vendin e tij,mundesi te reja shprehjeje e
afirmimi, ka rrokur tema e motive te begata artistike, te cilat i ka perpunuar e ngritur ne sistem vlerash estetike
te mirefillta. Duke lexuar keto dhe shume shkrime te tjera nga ai, kam krijuar bindjen se zoti Pierre-Pandeli
Simsia eshte teper energjik. Pierre-Pandeli Simsia ka edhe nje memorie teper te rralle, qe do t'ia kishte zili
cdonjeri. Te gjithe jemi deshmitare per kenget e shumta shqiptare, sidomos ato te muzikes se lehte dhe
festivaleve te kenges ne radiotelevizion neper vite, qe ai na i jep herepashere ne faqet e ndryshme te internetit,
pavaresisht se ato kenge jane kenduar 20-30 vjete me pare. Nje gazete shqiptare para pak kohesh ne
suplimentin e saj jepte per lexuesit e shumte tekstet e 100 kengeve nga festivalet e kenges shqipatre, derguar
nga zoti Simsia  ne ate gazete, i cili ishte edhe "autori" i tyre i te diturit permendesh. Besoj se do jete i vetmi
njeri ne Shqiperi, i cili i mban mend dhe i di permendesh pothuajse te gjitha kenget e festivaleve brenda nje
periudhe 20 vjecare, qe me te drejte ne gazete dhe mbare opinioni shqiptar e kane quajtur "Gjeniu i Kenges".
Duke u njohur me krijimtarine e tij letrare disa here isha e interesuar ta njihja nga afer kete njeri intelektual per
te biseduar dhe per t'i shprehur mirenjohjen time per cdo gje ai shkruan. E kisha te pamundur nje njohje me
te, por "fati" e deshte qe une shfrytezova nje rast te volitshem i ardhur si me porosi. Ne pranveren e vitit 2005
mesova se Pierre-Pandeli Simsia do te promovonte vellimin e tij te pare me tregime "Le te jem une Zamira..."
ne nje nga sallat e medha ne "Bronx House" ne Bronx te Nju Jorkut, ku edhe numri i Komunitetit Shqiptar ne
ate lagje te Nju Jorkut eshte me i madh. Shkova edhe une ne mes atyre intelektualeve dhe bashkeatdhetareve
te tjere per te marre pjese ne ate ate ceremoni, ne ate promovim libri. Nuk dua te shkruaj mbresat e medha qe
na la ai promovim libri, sepse eshte shkruar per te. Ne fund te takimit shfrytezova rastin e ardhur per mua dhe
me nje fare "druajtje" i prezantohem (nuk mund t'i prezantohesha ne kohen kur po me nenshkruante librin e tij,
i cili na i dhuroi te gjitheve librin), gjithashtu i shpreha mendimin tim per te shkruar dicka per te dhe ate shkrim
ta shoqeroja me nje interviste. Me druajtje dhe me nje menyre te kulturuar, Zoti Simsia e refuzoi kerkesen time,
duke me bindur, packa se une nuk e prisja nje reagim te tille nga ai. Disa muaj me vone rastesisht e pash
fotografine e tij ne nje reviste te Nju Jorkut, ku nje gazetare amerikane kishte shkruar per te. U ndjeva e gezuar,
ashtu sic do ndjeheshin edhe te tjere shqiptare si une, ashtu sic do ndjehesha per cilindo shqiptar tjeter te
shkruhej per te ne nje reviste Njujorkeze te shoqeruar edhe me fotografi. Atehere nuk e pyeta Pierre-Pandeli
Simsine nese mund te shkruaja dicka per te apo jo. Shkruajta me vullnetin dhe deshiren time lajmin per cfare
ishin shkruar per te ne ate reviste amerikane dhe fatmiresisht ate shkrimin tim e pash te botuar ne disa gazeta
ne Shqiperi. Pa kaluar nje vit nga botimi i vellimit te tij te pare me tregime, Pierre-Pandeli Simsia erdhi para
lexuesit me nje tjeter liber te ri, me romanin "Nje dashuri e vrare", botuar ne te njejten Shtepi Botuese "Arberia"
ne Tirane, ku i eshte botuar edhe libri i pare. Duke lexuar te dy librat e shkruara nga ai kam krijuar bindjen time
se Pierre-Pandeli Simsia, me origjine nga Berati, eshte nje tregimtar dhe romancier befasues duke na sjelle
nje pervoje te re. Menjehere u interesova dhe e lexova librin. Mbeta e mahnitur per cfare lexova, per temen dhe
subjektin e gjetur nga zoti Simsia te trajtuar ne ate roman, per rrjedhshmerine e frazave dhe vargjeve, per
gjuhen e paster dhe te kuptueshme, qe ai e perdor ne liber. Ngjarja teper e dhimbeshme e shkruar me
mjeshteri nga Simsia eshte nje drame e gjalle, nje tragjedi e dhimbshme... Nje plage e madhe e shoqerise
dhe jetes shqiptare ende e hapur, plot dhimbje edhe gjak, nje plage 16 vjecare, qe ne vend te shkoje drejt
mbylljes, po merr infeksionin e saj gjithnje ne rritje, rrembimin dhe trafikimin e vajzave shqiptare sot per t'i cuar
ato ne shtete te ndryshme te botes. Kjo eshte edhe dhimbja e Simsise, dhimbja e te gjithe neve,dhimbja e cdo
familje shqiptare sot ne romanin e ri te tij "Nje dashuri e vrare". Askush nuk duhet te heshte rreth kesaj
dhimbjeje shqiptare sot. Te gjithe duhet te luftojme rreth kesaj plage te infektuar qe ka prekur familjet dhe
femren shqiptare sot. Edhe pse zoti Simsia ka shume vite i larguar nga atdheu i tij i dashur, Shqiperia, kjo
plage atij i shkakton dhimbje. Sepse ndjen dhimbje te madhe nga kjo plage infektuese Pierre-Pandeli Simsia
edhe pse jeton ne Nju Jork, nuk hesht. Perkundrazi, e ngre zerin e tij me force te madhe duke shkruar kete
liber dhe duke iu drejtuar shtetit te tij ame, shtetit shqiptar. Eshte shteti shqiptar ai, qe duhet te shqetesohet
per ta luftuar dhe per ta mbyllur njehere e pergjithmone kete plage tejet te dhimbeshme. Nuk dua t'i bej
komente te teperta atij libri, vetem rekomandoj cdo shqiptar ta lexoje ate dhe do ndjeje sadopak nje dhimbje
nga ajo dhimbje e madhe e realitetit te sotem shqiptar, te cilen na e trajton me se miri shkrimtari
Pierre-Pandeli Simsia ne liber dhe, pervec dhimbjes, shteti shqiptar duhet te ndjeje pergjegjesite e tij. Dua te
falenderoj Shtepine Botuese Arberia, zonjen Nazire Veizi si redaktore e atij libri, zotin Abaz Veizi qe ka shkruar
me mjeshteri parathenien e librit, i cili eshte edhe Botues i asaj Shtepie Botuese, zotin Dukagjin Hata si
recenzent i librit. Falenderoj gjithashtu edhe shkrimtarin Pierre-Pandeli Simsia, qe ka shkruar kete roman me
nje teme dhe subjekt teper te rendesishem dhe shqetesues qe po kalon sot Shqiperia, duke na dhene ne
duar dhe ne biblioteken tone kete liber shume domethenes. Me ne fund mendoj se e "binda" zotin Simsia per
te me dhene nje interviste te shkurter per lexuesit.
Interviste me zotin Pierre-Pandeli Simsia



Zoti Simsia, pa kaluar ende nje vit nga botimi i librit tuaj te pare ju eshte botuar libri juaj i dyte, romani "Nje
dashuri e vrare. Mund te thoni dicka?

Mendoj se lexuesi duke e lexuar vete librin aty do t'i gjeje te gjitha brenda, ato cfare une kam trajtuar ne ate
liber, shqetesimin dhe dhimbjen e madhe qe po kalon shoqeria dhe familja shqiptare sot.

Si autor i librit, duke u nisur edhe nga vete titulli qe mban ky liber "Nje dashuri e vrare", do ishte nje kenaqesi
per lexuesin besoj, te flisnit.

Lexuesi, duke lexuar ne fillim titullin e librit, mendoj, pak a shume e merr me mend se shkruhet per nje
dashuri qe nuk jeton me, qe vritet, per ato dashuri qe lexojme shpesh ne shtypin shqiptar cdo dite . Ne te
vertete nuk vritet vetem dashuria e nje femre te pafajshme dhe enderimtare per jeten e saj te ardhme, sic
eshte Dorina. Ne ngjarjen qe trajtohet ne liber vritet besa e shqiptarit, vritet nderi, vriten ndjenjat e moshes me
te bukur qe ka njeriu, mosha e rinise, vriten te gjitha endrat e femres shqiptare sot qe ka per te ardhmen e saj
te lumtur dhe te gjitha keto vriten, sepse shteti shqiptar sot nuk eshte i afte ose nuk do t'i mbroje te gjithe keta
njerez te pafajshem dhe enderimtare. Pse duhet kerkuar lumturia e njeriut te sotem shqiptar ne shtete te
huaja, kur ne shume mire mund ta ndertojme ate lumturi ne vendin tone. Mundesite i kemi, madje edhe vete
natyra me duket se e ka "tepruar" me privilegjin e saj qe na ka bere, duke na dhene thesare te medha; si nga
pozita gjeografike ku jemi vendosur, ashtu edhe nga pasurite natyrore dhe nentokesore qe kemi.

Mos doni te thoni se me kete liber ju i drejtoheni me nje akuze klases se papergjegjshme politike shqiptare, e
cila dashje pa dashje, eshte motivuesja e kësaj strukture kriminale qe cdo gje e bukur, vritet sapo krijohet qe
ne embrion?

Cdo ngjarje ne liber eshte nje pjese e vertete e jetes shqiptare sot dhe qe tragjedi te tilla luhen nen hunden e
shtetit. Duke pare realitetin e familjes dhe shoqerise shqiptare sot, ajo plage e madhe qe eshte hapur para 16
vjetesh, menjehere sapo ne Shqiperi erdhi demokracia, pra plaga e rrembimit dhe trafikimit te femres
shqiptare sot dhe per te bere tregeti me trupin e tyre qe te huajt te shuajne ndjenjat dhe epshet e tyre mbi
trupat e brishte te femres shqiptare, etj. etj. kjo eshte e papranueshme nga nje shoqeri, qe pretendon te quhet
shoqeri e qyteteruar, nje shoqeri,qe deri dje ka qene totalisht e mbyllur nga bota e jashteme, sic eshte
shoqeria jone shqiptare, qe kerkon dhe deshirojme te jete pjesetare e familjes se qyteteruar evropiane, sic
eshte shoqeria jone shqiptare. Por sic e kam permendur edhe me siper, e gjithe kjo drame luhet nen hunden
e shtetit shqiptar.

Duke u nisur nga ngjarjet qe Ju i trajtoni ne liber, del se, jo cdo vajze rrembehet, genjehet dhe trafikohet per ato
qellime. Pra, sipas jush, ne liber jane edhe disa vajza qe e ushtrojne ate profesion te ulet me deshiren e tyre.
Cfare mund te thoni?

Kjo eshte edhe njera ane e asaj qe mua me shtyti te shkruaja kete liber me kete teme dhe me kete subjekt.
Une realitetin ne Shqiperi nuk e njoh nga afer, sepse kam shume vite ne emigracion, pothuajse 16 vjete. Ate e
njoh vetem nepermjet shtypit, medias qe e lexoj cdo dite ne Internet. Ndjehem teper i shqetesuar dhe teper i
revoltuar, kur lexoj se si policia e nje shteti te huaj kap ne flagrance vajza shqiptare duke ushtruar ate
"profesion" prej shume vitesh dhe i riatdheson. Dhe c'ndodh me vone, kur ato vajza cohen ne qendren e
rehabilitimit? Ato, me paturpesine e tyre me te madhe, akuzojne ata djem, te cilet i quajne tutore, per perdorim
dhune ndaj tyre, per fikje cigaresh ne trupat e tyre dhe lloj lloj menyrash te tjera "torturuese", qe kane mbetur
shume te "varfra" nga ana financiare, sepse te gjitha te ardhurat ua rrembejne ata tutore, etj. etj. Vete llogjika te
thote: Kush jeni ju qe flisni tani me kete gjuhe? Ku ishit ju deri dje? Sepse jeni riatdhesuar, prandaj edhe flisni
me kete gjuhe tani? Nese policia e atij shteti te huaj nuk do t'ju kishte kapur, ju per mrekulli dhe per
kenaqesine tuaj do vazhdonit ta ushtronit ate pune, perderisa keni vite te tera qe i jeni ushtruar atij profesioni.
Per keto qe po ju them tani dhe qe i kam trajtuar ne liber, une kam shkruar edhe ne shtypin e pavarur ne
Shqiperi, sepse eshte edhe nje fakt tjeter shqetesues per mua; organet e drejtesise shqiptare, sipas
denoncimit te te riatdhesuarave, i marrin nen mbrojtje ato, duke fajesuar djemte, tutoret e tyre. Fajesimi ne
kete rast duhet te jete per te dy palet.

Qe do te thote se pergjegjesia perseri bie mbi shtetin shqiptar!!

Jo vetem ne kete rast pergjegjesia bie mbi shtetin shqiptar, por edhe ne raste te tjere, kur prostitucioni kryhet
hapur ne rruget e kryeqytetit shqiptar. Po e riperseris, te gjitha keto luhen nen hunden e shtetit shqiptar. Sa
lajme tronditese lexojme cdo dite? Ne lulishte te ndryshme ne qender te Tiranes, ne lulishten tek Monumenti i
Skenderbeut, prapa Pallatit te Kultures ne Tirane tek ajo grope qe i ngjan nje goje te stermadhe e quajtur
gropa e Sejdin Hajdise, etj. te gjitha keto vende jane kthyer ne cerdhe prostitucioni, ku vajza te ndryshme me
deshiren e tyre e ushtrojne ate profesion te ulet..., pavaresisht se shkruhet se eshte gjendja e mjerueshme
ekonomike ajo, qe i detyron ato femra te moshave te ndryshme t'i nenshtrohen atij profesioni.

Ne librin tuaj Ju keto shembuj vajzash pak i keni permendur. Autorja kryesore e romanit, madje dua te them,
heroina e romanit tuaj eshte Dorina.

Dorina ne liber nuk eshte ajo vajze qe riatdhesohet. Dorina eshte personifikimi i vajzes se vertete shqiptare.
Dorina eshte nje vajze e pafajshme qe enderon jeten e saj te lumtur, te ardhmen e saj, ate te ardhme, sic e
kam thene edhe me siper, qe nuk ia mundeson shteti i saj. Dorina eshte nje nxenese e shkelqyer ne mesime
dhe kerkon te vazhdoje shkollen e larte ne nje shtet te huaj, duke pare se shteti i saj eshte i paafte per
perspektive per te gjithe ata qe mbarojne shkollen e larte. Si cdo vajze ne moshen e saj edhe ajo e ka te
drejten t'i bindet ligjit te dashurise, aq me teper me nje njeri qe e ka njohur me pare dhe qe eshte nje i afert i
ish shoqes se saj te klases. Dhe ajo mendoi se arriti majen e saj te suksesit, perderisa endra e saj po fillonte
te behej realitet, u "fejua" me njeriun qe e "donte" per te krijuar jeten e saj te arte te ardhme. Pavaresisht se ajo
bie viktime e atij njeriu, te dashurit te saj, gje te cilen nuk e kishte menduar dhe s'i shkonte mendja kurre, kur
meson qellimet e ndyra te tij dhe te gjithe grupit te djemve shqiptare qe trafikonin vajzat shqiptare, motrat e
tyre, ajo kerkon t'i shpetoje asaj rrjete te mallkuar merimange. Nuk e donte vdekjen, kerkonte te shkeputej ne
rastin me te pare qe do t'i jepej dhe ashtu beri. Pavaresisht se fundi i saj eshte tragjik, ajo sic e thote edhe ne
letren e saj qe e kishte shkruar vete me pare, me mire e vdekur, se sa te mbaj kete turp, une, familja ime,
shteti im...

Duke trajtuar kete teme, kete shqetesim te shoqerise shqiptare, mendoni se po filloni te shkruani romane
politiko-artistik?

Une gjithmone kam deshire te shkruaj per jeten reale, per shqetesimet dhe hallet e medha qe kalon vendi
dhe populli im. Po t'i hidhni nje sy te gjithe shkrimeve te mija ne gazetat e ndryshme, ato flasin vete per
qellimin tim te te shkruarit. Nese nje pjese e popullit tim sot eshte i varfer, i pafuqishem ndaj cdo politikani dhe
klases politike..., deshiroj qe ajo varferi te mos ekzistoje atje. Boll kemi qene te vuajtur dhe te varfer nga nje
regjim gjakatar dhe diktatorial komunist shqiptar.Gjithe klasa politike shqiptare sot, kete duhet te mendoje per
popullin e saj te vuajtur dhe te varfer,duhet te jete ne gjendje te binde popullin e saj qe te kete besim tek
politika dhe politikanet. Prandaj edhe i votojne ata. Klasa politike shqiptare sot ka pergjegjesine e madhe
perpara popullit te vete, qe ajo ender e vjeter, shembja e diktatures, e nje bote te zymte, te justifikohet. Nuk u
shemb diktatura qe populli te mbetet fukara dhe i papune, qe populli te vazhdoje akoma, ashtu si atehere para
16 vjetesh te marre "arratine" ku te munde, ne cilin shtet te botes...

Ne shkrimet e tua ne gazeta te ndryshme, si edhe ne internet ju prekni tema te ndryshme, qe, sigurisht edhe
jane te pelqyeshme. Ne dy librat e tu te botuara njeri past jetrit brenda nje viti, e perbashketa e tyre, eshte
femra shqiptare. Shqetesimi juaj per femren shqiptare. Cfare mund te thoni?

Natasha, jeni vete femer dhe duhet ta kuptoni ate qe ka ndodhur dhe ndodh me femren shqiptare, sidomos
sot. Ne tregimin Le te jem une Zamira, trajtohet problemi i emancipimit social dhe psiqik i Shoqerise
Shqiptare ne kohen e diktatures. Zamira e kishte te "ndaluar" te dashuronte, per vete opinionin e semure te
meshkujve dhe gjithe shoqerise shqiptare, sepse e denonte opinioni shoqeror qe e rrethonte. Per hir te nje
dashurie endra e saj per te jetuar ne kryeqytet u kthye ne zhgjender. U nda nga i fejuari i saj, kur ky i fundit e
mesoi ate lidhje dashurore te meparshme. pra Zamira pagoi haracin e njohjeve te moshes. Ndryshe ndodh
me Dorinen ne romanin "Nje dashuri e vrare". Po sot? Nuk jemi te gjithe deshmitare si po trajtohet femra
shqiptare nga i fejuari, bashkeshorti, nga prinderit e saj, nga vellezerit?, vetem se kane pargjykime, dhe, sipas
zakonit te vjeter e quajne veten te plotefuqishem perpara femres dhe mund te bejne me te c'te duan... Sa
femra shqiptare sot po vazhdojne te vriten dhe te keqtrajtohen nga keta te siperpermendur qe u thash? Askush
nuk ka te drejte te vere dore mbi femren. Ai vella, bashkeshort apo kushdoqofte, mendoj, nese kerkon me
fanatizem pastertine dhe besnikerine e karakterit tek gruaja, motra e tij,..., ne radhe te pare duhet ta kerkoje te
vetja e tij . Koncepti i sundimit te meshkujve ndaj femrave vazhdon te ekzistoje akoma ne Shqiperi. Cdo shtet,
cdo qeveri ne bote ka ligjet e veta, ka drejtesine e vete. Edhe Shqiperia duhet t'i kete keto. Jo vetem t'i kete, por
te gjithe njerezit duhet te ndergjegjesohen se eshte ligji ai qe vepron dhe perpara tij, askush nuk e ka te
drejten te veproje sii te doje. Po e perseris edhe njehere; askush nuk ka te drejte te vere dore mbi femren sot.
Cdonjeri duhet t'i drejtohet ligjeve... Por fatkeqesisht Shqiperia dhe opinioni i saj sot eshte pak larg ligjeve dhe
opinionit te qyteteruar demokratik boteror. Femra shqiptare duhet te kete me teper hapesire ne jeten
shoqerore dhe politike. Nuk duhet ta quajme si harritje nese kemi nje kryetare parlamenti femer, nje ministre
femer, nje drejtoreshe femer...

Ju kane cilesuar "Gjeniu i Kenges", sepse sic e keni deklaruar vete ne gazete dhe qe ne i kemi lexuar shume
tekste kengesh, ju dini permendesh shume kenge, mbi njemije kenge. Do ishte ne kenaqesine e lexuesit te
dinim me shume rreth tyre.

Natasha, per kete pyetje tuajen une para pak kohesh kam dhene nje interviste te plote ne gazeten"Tirana
Observer" ne Shqiperi dhe ne studion e Radio Tiranes dhe cdo gje e kam spjeguar, por, meqenese ju po me
pyesni, une po ua them edhe juve. Eshte plotesisht e vertete, se une di shume, shume kenge shqiptare dhe
vecanerisht ato te muzikes se lehte dhe te festivaleve te kenges. Qe kur eshte zhvilluar Festivali i 11-te i
Kenges ne RTV ne Dhjetor 1972 e deri ne Festivalin e 29-te Dhjetor, 1990, une pothuajse i di te gjitha kenget e
kesaj periudhe kohe. Por  edhe shume kenge te tjera para festivalit te 11-te e pas Festivalit te 29-nte une di t'i
kendoje, tekstin dhe muziken e tyre.Po! Mund te them se di pothuajse njemije kenge, tekstin, muziken, autoret
e tyre edhe t'i kendoje i di te gjitha. Per autoret e teksteve nuk jam dhe aq i sakte, nuk me kujtohen te gjithe, sa
c'me kujtohen kenget.



Para pak kohesh nje reviste amerikane ne Nju Jork ka  shkruar per  Ju. Mund te na thoni si u ndjete, kur e pate
veten tuaj edhe  me fotografine
tuaj ne ate reviste?

Sigurisht, c'do njeri te ishte ne vendin tim do  ndjehej i lumtur, ashtu  sic  edhe u ndjeva une. Ishte befasuese
per mua,  kur ne pune me vjen nje grua e panjohur,
Jennifer Hunley. Me prezantohet si gazetare amerikane.Me  tregoi letren e identifikimit te saj te gazetares dhe
gjate bisedes me te me kerkoi nje interviste. Ne fund me beri
edhe fotografi, fotografi, e cila shoqeroi shkrimin  e saj ne reviste.
U cudita pak gjate bisedes me te, sepse dinte  dicka rreth krijimtarise sime dhe rreth librit tim: "Le te jem une
Zamira...".  Me kishte pare rastesisht ne
nje kanal televiziv te Nju Jorkut, kur une jepja  nje interviste .Une vertete u ndjeva shume i lumtur dhe kete  
lumturi ma shtonin jo vetem
shoket e kompanise ku une punoj kur me uronin, por  edhe banoret perreth. Vinin e me uronin, duke me
dhene edhe  revisten.
Isha dhe jam  i lumtur edhe per vete faktin  tjeter se u ndjeva krenar si shqiptar ne mes te Nju Jorkut, ne mes
te  amerikaneve. E kunderta e asaj qe ndodh
ne vende te ndryshme ne Evrope, ku  shqiptaret ndjejne perbuzjen e vendesave.


Edhe nje pyetje e fundit. Jetoni ne Nju Jork, jeni nje aktivist i komunitetit shqiptar ku aktivizoheni shpesh ne
aktivitetet e Komunitetit. Keni ndonje mesazh per te dhene?

Une vertet jam aktivizuar ne aktivitete te ndryshme te komunitetit shqiptar, por jo gjithmone, sepse te tilla i kam
edhe kushtet. Une punoj mbasditeve, gjithashtu edhe ditet e fundjaves une punoj. Pushimin javor e kam ne
mes te javes. Kjo eshte edhe aresyeja kryesore qe une nuk jam gjithmone i pranishem ne te gjitha aktivitetet,
sepse, sic edhe dihet, zakonisht aktivitetet zhvillohen mbasdite dhe ne fundjave. Mundohem te mos i mungoje
komunitetit shqiptar, pjesetar i te cilit jam edhe une.

Ju faleminderit Zoti Simsia qe pranuat te me jepnit kete interviste.

Edhe une ju falenderoj Natasha per bashkebisedimin.