Nga Pierre-Pandeli Simsia

Misioni Shqiptar pranë  Organizatës së Kombeve të Bashkuara me seli në Nju Jork dha një
pritje për bashkatdhetarët e shumtë për nder të 28 Nëntorit, Dita e Shpalljes së Pavarësisë
së Shqipërisë.
Pritja u dha në Restorantin e njohur "BRUNO" me pronar, bashkatdhetarin tonë, të
mirënjohurin Bruno Selimaj, në adresën: 240 East, 58th Street, në Manhatten, Nju Jork.

Në hyrje të restorantit  vetë zoti Bruno Selimaj; i qeshur si përherë, pasi shtrëngon duart me
të ardhurit, duke i uruar Mirëseardhjen dhe "Gëzuar Festën" të drejton për t'u ngjitur në katin
e dytë të atij restoranti luksoz.
Në krye të shkallëve në katin e dytë, vetë Ambasadori i Shqipërisë pranë O.K.B-së, zotëria i
nderuar Adrian Neritani me bashkëshorten e tij, si dhe zv. Ambasadori, zoti Ljublin Dilja i
shoqëruar nga bashkëshortja e tij,  i uronin mirëseardhjen qindra bashkatdhetarëve.

Mes qindra bashkatdhetarëve të shumtë kishin ardhur edhe zoti Joseph Dio Guardi me
bashkëshorten e tij, Famulltari i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" i përndershmi Dom Pjetër
Popaj, Dom Lush Gjergji, Ipeshkëvi i Kosovës Dod Gjergji, Dr. Selahedin Velaj, Dr. Namik
Shehu dhe bashkëshortja e tij znj. Engjellushe Shehu, shkrimtari i mirënjohur z. Naum Prifti,
gazetarja, ish folëse në RTV Shqiptar, tashmë koordinatore e medias pranë Organizatës së
Gruas "Motrat Qiriazi", zonjusha Elmira Muja, Dr. Skënder Kodra, gazetarja Mimoza Dajçi me
vajzën e saj, shkrimtari dhe gazetari  Muhamet Mjeku, shkrimtari Tomë Paloka,
bashkatdhetarët Naim Balidemaj, Zef Bala, Skënder Isaku, Veiz Balliu, Fatbardh Doçi, Luigj
Shkreli, Palok Rudaj, Nexhat Imeraj,  artistët shqiptarë aktorja Elsa Zagreda e njohur tashmë
në filmin e suksesshëm amerikan: Corn "Bread and feta cheese" (Bukë misri dhe djathë),
aktori i mirënjohur në kinematografinë amerikane Luan Bexheti, Pranvera Balla, Donika
Selimaj, Afërdita Mullaj,...

E në mes qindra atyre bashkatdhetarëve shohim si përherë njerizit e nderuar të mediave të
Diasporës sonë, të palodhurit dhe të kudogjendurit, zotërinjtë Beqir Sina, Dalip Greca, Halil
Mula.
Ambient tepër i këndshëm dhe i gëzuar në sallën e atij restoranti në katin e dytë.
Bashkatdhetarët takohen, përqafohen, shmallen, bisedojnë me njëri tjetrin dhe kryefjala e
gjithë atyre bisedave janë: "Gëzuar e për shumë vjetë Festën e Flamurit tonë. Kështu u
mbledhshim përherë me njëri tjetrin, në gëzime dhe festa të tilla. Kështu u mbledhshim së
shpejti edhe në festën e madhe të Pavarësisë së Kosovës sonë të vuajtur".

Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, zoti Adrian Neritani, pasi përshëndeti dhe i uroi
mirëseardhjen gjithë të pranishmëve, foli për rëndësinë e madhe që ka kjo festë
mbarëkombëtare.
Fjala e zotit Neritani u shoqërua me duartrokitje.
Shumëllojshmëria e gjellrave dhe pijeve të ndryshme iu ofruan falas gjithë të pranishmëve në
atë mbrëmje të paharuar.

Hapja e dyerëve për bashkatdhetarët e shumtë për festa dhe aktivitete të ndryshme të
Komunitetit tonë në Restorantin "BRUNO" dhe pronari zoti Bruno Selimaj është vazhdimësia
që ata i shërbejnë komunitetit, Kombit tonë, të cilët ne i jemi mirënjohës dhe i ndjehemi
borxhlinj. Faleminderit bashkatdhetari ynë i nderuar zoti Bruno Selimaj.

Kështu u mbledhshim përherë me njëri tjetrin, në gëzime dhe vetën në gëzime, në festa të
bukura kombëtare.
Kështu u mbledhshim së shpejti të gjithë bashkë në festën e madhe të fitores, në Festën e
Pavarësisë së Kosovës.

Nju Jork, 28 Nëntor, 2007

Zv. Ambasadori i Shqiperise
prane OKB-se, z. Ljublin Dilja
Ljublin Dilja, Dr. Selahedin Velaj,
Pierre-P. Simsia, Ambasadori
Adrian Neritani
Famulltari i Kishes Katolike "Zoja e
Shkodres" Dom Pjeter Popaj
J. Simsia, Elmira Muja, Mimoza
Dajci dhe vajza e saj.
Dr. Namik Shehu, Engjellushe
Shehu, Shkrimtari Naum Prifti, J.
Simsia
Naim Balidemaj, Pierre-Pandeli
Simsia, Muhamet Mjeku, Tom
Paloka
Bruno Selimaj, pronari i
Restorantit "BRUNO" ne Manhattan
Kujtim i paharuar me aktoret
shqiptare te Kinematografise
amerikane Elsa Zagreda dhe Luan
Bexheti
Misioni Shqiptar pranë  
Organizatës së Kombeve të
Bashkuara me seli në Nju
Jork dha një pritje për
bashkatdhetarët e shumtë për
nder të 28 Nëntorit, Dita e
Shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë.
Ambasadori i
Shqiperise
prane OKB-se,
z. Adrian
Neritani