






Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
Gëzuar Pavarësinë e Kosovës, ditën e bardhe dhe të shumëpritur për mbarë
Kombin Shqiptar.
Erdhi më në fund çasti i shumëpritur, i shumëëndëruar, jo vetëm për Popullin e
vuajtur të Kosovës, por për mbarë Kombin tonë Shqiptar, që Kosova e vuajtur,
trime, heroike, e martirizuar dhe populli i saj të çlirohet njëherë e përgjithmonë
nga vargonjtë e hekurt, të marrë frymë lirisht.
Data 17 Shkurt 2008 do të mbetet në Historinë e Kombit Shqiptar si data e
Pranverës së Madhe të Lirisë.
Historia e Kosovës do të shkruhet me gjakun e derdhur të bijve dhe bijave të saj
të pafajshëm, të vrarë dhe masakruar barbarisht nga makineria e çmendur dhe
vrastare serbe.
Lavdi bijve dhe bijave të Kosovës që dhanë jetën e tyre për këtë ditë të shenjtë e
të shumëpritur të Pavarësisë.
Lavdi gjakut të të rrënëve për Pavarësinë e Kosovës.
Faleminderit Sh.B.A. dhe Bashkimi Evropian.
Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur.
E gëzofshim të gjithë Pavarësinë e Kosovës.
Rroftë Kombi Shqiptar.
Pierre-Pandeli Simsia
Nju Jork, 17 Shkurt, 2008
Në Time Square në Nju Jork për të festuar fitoren e madhe!
Nga Pierre-Pandeli Simsia
E Diel 17 Shkurt 2008.
Sheshi i famshëm Time Square në zemër të Manhattanit në
Nju Jork, sheshi ku festohen madhërishëm ndërrimet e
viteve, në Kryeqytetin e botës dhe fjalës së lirë, mesditën e
17 Shkurtit 2008 u bë sheshi i shqiptarëve, që nuk do të
harrohet kurrë.
Donte edhe dy orë që mesdita të vinte në Nju Jork, makina të
shumta të drejtuara nga shqiptarë të "veshura" me flamuj
amerikanë dhe shqiptarë lëviznin duke i rrënë kryq e tërthor
Time Squere-s, duke lajmëruar Festën e adhe të fitores...
Bashkëkombës të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare me
banim në Nju Jork dhe shtetet përreth vinin drejt sheshit të
madh grupe grupe, fytyrëqeshur e të gëzuar, veshur me
kostume kombëtare shqiptare.
U mblodhëm tek ai shesh gjigand me mijëra bashkatdhetarë
për të festuar Festën e madhe të Lirisë së Kosovës dhe
mbarë Shqiptarisë, ditën e shumëpritur të ëndrrës gati një
shekullore.
U mblodhëm ne të gjithë në atë shesh për të ndarë midis
nesh gëzimin tonë, gëzimin që ndjen çdo bashkëkombas.
17 Shkurt 2008 është e djela e shenjtë e festës së madhe.
Takohemi, përqafohemi me njëri tjetrin, me të njohur e të
panjohur " Gëzuar Pavarësinë e Kosovës", "Ta gëzojmë të
gjithë së bashku Kosovën e lirë".
Fytyra të qeshura, lotë gëzimi që shkisnin faqeve shihje tek
të gjithë bashkëkombësit tanë, që nga fëmijët e vegjël e deri
tek të moshuarit të veshur me ngjyrat e Flamurit tonë
Kombëtar, që mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe
amerikanë.
Erdhi dita e shumëpritur, që gjysma e trupit shqiptar e ndarë
dhimbshëm dhe padrejtësisht nga trupi i tokës mëmë, e për
t'ia dhënë pastaj artificialisht një trupi tjetër të huaj, më në
fund të shpëtojë njëherë e pëgjithmonë nga vargonjtë, për të
marë frymë e lirë.
Gjaku i bijëve dhe bijave të Kosovës i derdhur për liri në
tokën e shenjtë Kosovë, hodhi rrënjë për të çelur në 17
Shkurt 2008, duke na lajmëruar ditën e Pranverës së madhe
të Lirisë.
Shpirtrat e atyre që dhanë jetën për atë liri të
shumëëndërruar, tani prehen të qetë në tokën e lirë e të
pavarur.
Ëndërra shekullore e mbarë Kombit Shqiptar, me petalet e
saja të ndezura për liri gati një shekull, shpërtheu në 17
Shkurt 2008.
Gëzimit të festës së madhe të Lirisë së Kosovës në Time
Square, iu bashkun dhe qindra banorë njujorkezë dhe turistë
të shumtë të huaj të ndodhur në Sheshin gjigand.
Në një minishesh të improvizuar, djem dhe vajza vallzonin
vallen e fitores të shoqëruar nga tupanët.
Një e papritur e këndëshme dhe rastësore ishte edhe kur
pranë nesh kaloi një makinë njujorkeze e ndihmës së
shpejtë; shoqëruesja e ulur në krahë të shoferit, nxjerr
gjysmën e trupit nga xhami i hapur i makinës dhe me
megafon në dorë thërret: "Kosova Indipendent! Kosova!
Kosova"...Allbenia...
O Zot, sa emocione të mëdha...!
Thirrjet e saj u shoqëruan me brohoritje, duartrokitje dhe
përshëndetje me duar nga të gjithë ne bashkatdhetarët.
Nuk donim të largoheshim nga Sheshi Gjigand Time Square...
Urimi që del nga zemra e çdo bashkëkombësi në këtë ditë të
shenjtë është:
Ta gëzojmë të gjithë sëbashku Kosovën e lirë dhe të pavarur!
Faleminderit SH. B. A, Bashkimi Evropian dhe të gjithë
shtetet që përkrahën Pavarësinë e Kosovës!
Faleminderit të madhit Zot!








