Nga Këze (Kozeta) Zylo

Kongresmeni Amerikan Z.Vito Fosella u takua me
Komunitetin Shqiptar te Staten Island ne Institutin “Gjergj
Kastriot Skanderbeg”



Në Institutin “Gjergj Kastriot Skanderbeg” në Staten Island me president Z.Rrape Rruci
erdhi për një vizitë Kongresmeni Amerikan Z.Vito Fosella.
Ardhja e tij në orën 12 00 u prit thjesht, pa pompozitet, në fakt takimi dhe komunikimi i tij
me pjesëmarrësit, të linte përshtypjen, sikur të ishte për një kohë të gjatë si  djalë i
shtëpisë.  Kjo mënyrë komunikimi e të gjithë amerikanëve dhe po kështu e politikanëve
më të lartë të Shtepisë së Bardhë nuk na befason më, pasi ata e kanë në edukatë dhe në
natyrën e punës së tyre, thjeshtësinë dhe komunikimin sikur të jesh një mik dhe shok i
tyre prej kohësh.
Në hyrje të godinës ai u prit nga i zoti i shtëpisë z.Rrape Ruci dhe miqtë e ftuar nga
Komuniteti shqiptar në Staten Island.
Zv/Presidenti Myslym Ruci pasi i uron mirëseardhjen në këtë ditë të bukur dhe ndoshta të
begatë për shqiptarët, e prezanton me të gjitha mjediset e Institutit “Gjergj Kastriot
Skanderbeg” që shkëlqejnë nga pastërtia dhe rregulli.  Sa hyn përpara del dhoma me
oxhak të vjetër antik, ndërtuar dhe me gur të latuar, nga mjeshtrit Dibranë, ustallarë, që e
kanë në gjak ndërtimin dhe bukurinë e portave dibrane në çdo shtëpi.
Them për Dibranët në këtë rast, pasi vetë presidenti i kësaj godine është me origjinë nga
Dibra e Madhe dhe kanë bërë një punë të jashtezakonshme për këto rregullime si familje
së bashku me inxhinierin z.Musa Pacuku.
Kongresmeni Vito Fosella pasi përshëndetet me të pranishmit shkojnë me radhë të
shikojnë dhomat e punës në këtë Institut.
Në dhomën e mbledhjeve të punës, ku valëviten flamujt shqiptarë dhe amerikanë, janë
dhe dy bustet Gjergj Kastriot Skanderbeg i cili ndodhet në qendër dhe busti i Lek
Dukagjinit, të dhuruar enkas për këtë Institut, nga atdhetari biznesmen, Dibran, Z.Ylber
Pilku.
Z.Myslym Ruci edhe pse lindur dhe rritur në Amerike, flet një shqipe të pastër, prandaj e
ka ëndërr që bashkatdhetarët e tij të flasin ship krahas Anglishtes dhe mos ta harrojnë
atë.
Kongresmeni Vito Fosella është përfaqësues në Kongres në Shtëpinë e Bardhë për
Staten Island, Bay Ridge, Dyker Heights, Bensonhurst, Gravesend në Brooklyn.  Ai është
zgjedhur që nga viti 1997 dhe është kongresmeni i vetëm Republikan për NY.
Gjyshi i tij ka qënë përfaqësues për Staten Island në Shtëpine e Bardhë për 9 vjet.  Babai
i tij ka punuar me ish kryebashkiakun e New Yorkut, Z.Ed Koch.
Fosella ka mbaruar për Drejtësi në Fordham University dhe jeton në Staten Island në
Great Kills.

Po cfarë e shqetëson Komunitetin shqiptaro-amerikan në Staten Island?

Pasi i prezantohen të gjitha mjediset e punës brenda Institutit zotit Vito Fosella i cili
shoqërohej nga veprimtarë të shquar të Komunitetit shqiptar në Staten Island, Z.Myslym
Ruci e fton për të parë dhe shtëpinë e tij. Duke falënderuar nënën e tij një grua fisnike,
zonjën Sanije Ruci, për një pastërti dhe nikoqirllëk shembullor, Z.M.Ruci i fton të gjithë
bashkatdhetarët të bisedojnë dhe të thonë shqetësimet e tyre përpara kongresmenit Vito
Fosella.
Shpesh të zotët e shtëpisë i ngritën problemin e shkollës shqipe në Staten Island, pasi
komuniteti shqiptaro-amerikan në Staten Island zë vendin e dytë midis komuniteteve të
tjera. Inxh.Musa Pacuku njëkohësisht dhe kryetari i Bordit të Institutit, i cili gjithmonë ka
luftuar për cështjen Kombëtare, pasi e falënderon pë këtë takim mëse te domosdoshëm i
kërkon për një mbështetje konkrete për shkollën shqipe.
Ne jemi një popull vital, popull i ndershëm, që e duam me gjithë zemër Amerikën, ne
erdhëm nga një shtet tjetër, por këtu gjetëm një atdhe të dytë, që nuk e njohin urrejtjen e
religioneve, rracave, pra nuk ka diskriminim.  Sic e shikoni e kemi ndërtuar dhe rregulluar
me duart tona këtë ndërtesë, duam që këtu të gumëzhijnë zërat e fëmijëve shqiptaro-
amerikanë, por kjo do të bëhet nëse do të kemi mbështetje nga ju si Kogresmen i qytetit
tonë në Staten Island.
Z.Ibrahim Kolari, një aktivist i mirënjohur në Diasporë, njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës
“Dibra” ngriti problemin e emigracionit, ku e theksoi disa herë se ka mjaft shqiptarë që po
marrin largimin përgjithmonë nga Amerika.
Kjo nuk është aspak e drejtë, pasi unë marr cdo ditë shumë telefonata nga
bashkatdhetarët e mi që ata kanë marr fletën e largimit nga Amerika, pasi janë pa
dokumenta.
Edhe pse ata kanë me dekada këtu, me shtëpi, me biznes, nuk mundën dot që të
pajiseshin me green card, por një ditë papritur vjen lajmi i keq për ta dhe familjen e tyre.
Si mundet që fëmijët të rriten pa prindër, pa baba, kjo nuk ndikon mirë në Komunitetin
tonë, në familjet tona që janë aq solide dhe të rregullta.
Pas z.Kolari fjalën e merr znj. Luisa Kukuti e cila foli me emocion dhe me dhimbje për
babain, xhaxhain, vëllain, që i kanë arrestuar sepse nuk kanë pranuar të largohen nga
Amerika.  Ajo i kërkoi Z.Fosella që të rishikohej ligji në emigracion, pasi rëndohen shumë
familje shqiptaro-amerikane me largimin nga Amerika.
Atëhere Z.Fosella me një qetësi që e karakterizonte tërë kohën, nuk e la që znj. Luisa të
shkonte më tej në emocion, por i spjegoi që ashtu si jeta ka të mirat dhe të këqijat e veta,  
edhe disa avokate fatkeqësisht nuk punojnë seriozisht me këto cështje.
Ju duhet të vini në zyrë, ku punonjësit tanë do ta rishikojmë si rast dhe shpresoj që
cështja të zgjidhet pozitivisht.
Ndërsa z.Sali Bollati, kryetar i shoqatës “Camëria” në NY e falënderon Amerikën për cfarë
ka berë për Shqipërinë dhe Kosovën dhe njëkohësisht dha një krahasim midis pagave të
pensionistëve në Shqipëri, që dhe pse punuan një jetë të tërë, nuk mund të krahasohen
me pagat këtu. Konkretisht tha ai, unë punova në Bashkinë e NY për 10 vjet dhe nuk
mund të krahasohet me shpërblimin që mora atje për 30 vjet punë.
God Bless America përgjigjet Z.Fosella për cfarë bën për të gjithë qytetarët e saj dhe
vecanërisht për pensionistët.  Në fund z.Sali Bollati të cilit i dhemb zemra për Camërinë, i
dorëzon një letër ku e vë në dijeni për problemin Cam dhe genocidin grek që kanë
ushtruar kundër popullit Cam. Ju lutem i thotë Z.Bollati kur të keni kohë, lexojeni këtë letër
pasi aty do të shihni gjithë Camërinë që u dhunua dhe u dëbua nga genocidi grek!  Letra
u mor me kënaqësi nga Kongresmeni Fosella dhe së shpejti do të informohet me
përmbajtjen e saj.
E shikoja me emocion dorëzimin e letrës dhe njëkohësisht në kokë me endeshin se kemi
shumë punë të tjera për të bërë, beteja të tjera na presin si popull shqiptar, për të marr
tokat e shkëputura padrejtësisht nga shtetet agresive që ushtruan një dhunë të paparë
në Ballkan, mbi kurrizin shqiptar.
Znj.Nora Abdullahu mësuese, aktiviste e dalluar dhe Presidente e organizates se gruas
“Zeri Yne” ngriti problemin e shkollës shqipe, pasi sic tha ajo ne kemi punuar para 15
vitesh me fëmijët e Komunitetit shqiptar, për t’u mesuar atyre gjuhën shqipe, por vetem 3
vjet e mbajtëm pasi nuk ishim në gjendje të paguanim qiranë e ndërtesës. Kështu
kërkojmë si Kongresmen të kemi mbështetjen dhe ndihmën tuaj, pasi nuk duam që fëmijët
që lindin dhe rritën këtu, të harrojnë gjuhën e mëmës së tyre, gjuhën shqipe.
Jam plotësisht dakord pohoi Kongresmeni Fosella, por vetëm që duhet të punojmë së
bashku dhe ta shikojmë më konkretisht këtë çështje shumë të rëndësishme për
Komunitetin shqiptar në Staten Island.
Znj.K.Z. pasi e falënderoi Kongresmenin Fosella, që ndodhej midis Komunitetit shqiptar
në Staten Island, e pyeti se cili ishte mendimi i tij për Pavarësinë e Kosovës, veçanërisht
per të ardhmen e saj.
Siç ju e dini u pergjigj Kongresmeni Fosella, marrëdheniet midis dy vendeve tona janë të
shkëlqyera, kurorëzimi i tyre është me ardhjen e Presidentit Bush në Shqipëri dhe fitorja e
Pavarësisë së Kosovës.  Shtëpia e Bardhë ndihmon vendet që vuajnë nga Diktaturat dhe
Genocidet dhe jep ndihmesën e duhur për t’u cliruar njëherë e përgjithmonë nga
diktatura dhe genocidi.
Ndërkohë Kongresmeni Fosella ju kujtoi shqiptarëve dhe ardhjen e ish sekretarit të Shtetit
Amerikan, Xhejms Bejker në Tiranë, në vitin 1991, në kohen kur përmbysej njëherë e
përgjithmonë Diktatura Komuniste.
Ndihma e shtetit amerikan ka qënë shumë e madhe për të çliruar popujt nga komunizmi,
genocidi dhe ekstremistët e të gjitha ngjyrave.  Shteti amerikan do të vazhdojë të punojë
me mjaft kujdes për të ruajtur Pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht për të ndërtuar një
shtet mbi bazën e Principeve Demokratike.
Kongresmeni Fosella ishte ulur në krah të veprimtarit patriot Z.Burim Fida dhe Presidentit
të Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” Z.Rape Ruci.
Faleminderit i them që e keni sjelle midis nesh Kongresmenin Fosella dhe është e vërtetë
që mjaft njerëz kanë sakrifikuar të punojnë dhe të luftojnë për Kombin tonë. Midis këtyre
njerëzve që kanë luftuar pa u ndalur për çështjen Kombëtare jeni dhe ju z.Fida dh z.Ruci.
Biseda mbyllet me një foto së bashku me Kongresmenin dhe ndahemi me shpresën se
problemet e ndryshme që u ngritën në këtë takim do të gjejnë zgjidhjen e duhur në bazë
të ligjit amerikan.
Ky aktivitet do të pasqyrohet nga media, gazetat amerikane në Staten Island dhe mediat
shqiptare, njëkohësisht u filmua nga regjisori Dhimitër Ismailaj.

Staten Island, New York
3 Mars, 2008
K Zylo dhe V Fosella.
Kongresmeni V Fosella dhe z Mislim Ruci.
Me nje grup aktivistesh ne Staten Island
Nje grup aktivistesh te ftuar ne takimin me
Kongresmenin Vito Fosella