






Kur në Montreal bëhen bashkë tre arsye për të festuar ...
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada
E-mail anuro@albemigrant.com
Klikoni këtu për të parë foto nga mbrëmja
Më datën 3 maj 2008 nuk kishte vetëm një arsye apo vetëm një sebep për të festuar apo
për të mbledhur mes miqsh në një restorant shqiptar në Montreal. Arsyet ishin tre. Të
shtunën ekipi i hokejit « Canadiens » i Montrealit luante ndeshjen e pestë të turit të dytë
eleminator të ligës NHL dhe pas eleminimit të Bostonit montrealezët ëndërronin të
eleminonin Filadelfian. Me një rezultat negativ 3 me 1 në katër ndeshje, ndeshja e së
shtunës ishte ... liri a vdekje për Montrealin. Kjo përbënte njê arsye për ta parë ndeshjen në
një resorant, e pse jo në një restorant 100 për qind shqiptar ?!
Prej katër ditësh ndodhej në Montreal për një konferencë, Drejtor Ekzekutiv i
Institutit te Çeshtjeve Kombetare zoti Shpëtim Cami. Që pa u nisur nga Tirana ai na kishte
shkruar mesazhe dhe na kishte shprehur dëshirën të takohej me pjestarë të komunitetit
shqiptar këtu në Montreal. Një arsye e dytë për të t'u mbledhur mes miqsh në një resotant
në Montreal. E pra, në këto raste ku ka më mirë se një restorant shqiptar.
Më 3 maj kishte ditëlindjen Lulzim Laloshi ish drejtuesi i komunitetit shqiptar të
Kebekut në Montreal. Por si duket një ditëlindje nuk mjaftonte. Në të njëjtën ditë kishte
festën dhe ai që mori para dy muajsh stafetën nga Lulzimi, drejtuesi i sotëm i komunitetit
shqiptar të Kebekut në Montreal, Albi Nushi. Ja pra një arsye e tretë për tu mbledhur së
bashku për të festuar.
Ndoshta çdonjëra nga arsyet e mësipërme do na kishin mbledhur më 3 maj së
bashku por ja që arsyet ishin tre dhe resoranti « Varka » një restorant 100 % shqiptar ishte
vendi më i përshtatshëm për tu mbledhur dhe festuar. Restoranti Varka, që ndodhet në
5258 avenue du Park, është hapur vitin e kaluar dhe një pjesë e shqiptarëve që kishin
festuar vitin e ri 2008 aty, e kishin pëlqyer. Për mua ishte hera e parë që shkelja në atë
restorant dhe nuk ngela i zhgënjyer.
Ndeshja e hokejit filloi ashtu siç donim ne dhe ashtu siç i shkonte për shtat ambientit.
Ekipi i Montrealit ishte në avantazh. Të gjithë filluam të festonim fitoren... Por aty nga fundi
miqtë e ardhur nga Filadelfia, na e shkitën... dhe na e morën fitoren dhe i nxorën
montrealezët në « pension » deri në fillimin e sezonit tjetër. Zhgënjim por ... aty lozet me një
rondele rrumbullake... dhe mbi akull. Ja pra që fitorja shket kollaj për të shkuar ...në
Filadelfia...
Dy arsyet e tjera qër të cilat ishim mbledhur nuk kishin rondele në mes. Ato ishin
vetëm burim dëfrimi. Muzika, birra, vera dhe ushqimi i mrekullueshëm i « Varkës » e bënë
mbrëmjen të mrekullueshme. Për ata që nuk e dinë Albi Nushi është nga Gjakova dhe
ndoshta do ishte e udhës të kish sjell me vehte muzikë nga Gjakova. Jo, Albi kishte sjell
këngë që tek shumë kush ngjallin nostalgji. Ai kishte në CD këngë të festivaleve shqiptare
në RTSH, festivale të viteve '80. Jo vetëm kaq. Ai i këndnte këngët e Tonin Tërshanës si të
ishte vetë autori. Nga kurioziteti e testova nëse dinte tekste nga ato që nuk ishin në CD.
Dhe Albi e kaloi testin. Ndoshta një Pierre-Pandeli Simsia i Kosovës...
Nisur nga kënaqësia që na solli ky rast i të qenit së bashku aty për aty u hodh ideja
të mblidhemi shpesh me njëri-tjetrin dhe të flasim shqip, të këndojmë shqip, të shohim
njëri-tjetrin edhe më shpesh. Pse të mos ta quajmë « Mbrëmje shqiptare ». Le të
shpresojmë ti rivijmë kësaj ideje pasi të mos jemi nën efektin e ...verës... po të adrenalinës
së momentit...
Në atë mbrëmje 100 % shqiptare, ndonëse në festë kishte dhe shumë e shumë miq
të huaj (duhet thënë se të ftuarit jo shqiptarë ishin pothuajse 100 % mikesha...) nuk ngeli pa
u prekur dhe « agenda » e verës 2008. Në fakt unë i njoftova të pranishmit për një nismë të
komuniteteve shqiptare në New York për të organizuar një « Paradë Shqipatre » në
qershor. Pse të mos organizojmë dhe ne një paradë të tillë. Dhe jo vetëm ne por kudo ku
ka shqiptar. Pse të mos shprehim krenarinë e të qenit shqiptar?! Nisma u mirëprit.
Siç e tham dhe më sipër një arsyet e të mbledhurit së bashku ishte dhe vizita në
Montreal e zotit Shpëtim Cami. Takimi me komunitetin shqiptar ishte në programin e tij dhe
dy arsyet e tjera shërbyen si garniturë. Zoti Cami ishte i ftuar në një konference organizuar
nga IPSA (Shoqata ndërkombëtare e shkencave politike) me pjesmarrës nga e gjithë bota.
Pasi shprehu gëzimin që takohej me pjestarë të komunitetit shqiptar në Montreal që nuk i
njihte më parë me fytyrë, por për veprimtarinë e të cilëve ishte njohur duke hulumtuar në
internet, ai shprehu kënaqësinë që pjestarë të komunitetit shqiptar këtu në Montreal
paraqiten me sukses në politikën kanadeze. Kështu një shqiptar (Bëhet fjalë për Lulzim
Laloshin që ka fituar investiturën për tu paraqitur si kandidat për deputet në Outremont) që
vjen në Kanada fiton të drejtën për tu paraqitur si kandidat për deputet. Mendoni një
kanadez që vjen në Shqipëri a do të mundet ta bëjë një gjë të tillë. Ai shprehu në vazhdim
përshtypjet per konferncën në të cilën ai mori pjesë. Konferenca u cilësua nga zoti Cami
tejet interesante sidomos për ne përfaqësuesit e Shqipërisë dhe vendeve të tjera që janë
duke ndërtuar institucionet demokratike. Në konferencë referuan profesor nga universitetet
më prestigjioze të botës. Për ne shqiptarët është e domosdoshme shkëmbimi i eksperiencës
me të tjerët.
Dy fjalë së fundi për restorantin Varka. Ndoshta ngaqë ndiheshim në një ambient
shqiptar dhe gjithshka na u duk e përkryer. Por përveç faktit të qenit një restorant shqiptar,
ushqimi ishte i shkëlqyer dhe një gjë të tillë e shprehën shumë nga të pranishmit. Le të
shtojmë dhe faktin që i gjithë personeli kujdesej që gjithçka të shkonte mirë. Me një shërbim
të tillë ke dëshirë të rikthehesh përsëri...
Ajet Nuro
anuro@albemigrant.com
Montreal me 4 maj 2008
lajme / news albemigrant : Ne nuk prodhojmë lajme, ne transmetojmë lajmet tuaja ...
Tribuna Shqiptare | albemigrant | Kosova | Lajme / News
Shkoni direct tek faqja : http://news.albemigrant.com/canadiens/