







Shqiptarët një popull që gjithë jetën nuk e ka ndarë armën
nga dora
Nga Ajet Nuro
Postuar fillimisht në blugun Jo më 1997, no more 1997
Në vorbullën e ngjarjeve të trishtueshme të vitit 1997, e lash Shqipërinë ndonëse me mendjen
time kasha vendosur të mos e lija kurr. Ja pra që fati e solli që të mbrrija në Itali. Isha i pari nga
fisi ynë që shkelja në Itali. Në fakt familja ime (babai dhe xhaxhai im) kishin ndarë bukën jo me
një por me 3 italianë. Dhe ngaqë unë po kërkoja ndihmë nga një popull që ne i kishim ndihmuar
pesëdhjetë vjetë më parë isha kurioz të shikoja me sytë mi reagimin e italianëve ndaj tragjedisë
sonë. Disa ditë pasi mbrrita në Itali, ndodhi tragjedia e anijes shqiptare që u fundos pasi një
anije italiane e goditi pa paralajmërim. Këto ngjarje janë të njohura prej të gjithëve dhe ndonëse
unë nuk e di arsyen e vërtet të tragjedisë, jam i sigurt që veç aksident nuk ka qenë. Nejse për
ngjarjet e 1997 do të duheshin libra dhe libra të tërë për ti përshkruar. Ajo që doja të tregoja këtu
është një fakt që lexova në një libër historie kur isha në Itali.
Kur isha në Romë gjeta një libër historie i botuar në vitin 1907-1908 dhe fliste për të gjithë popujt
dhe vendet e botës. Aty flitej dhe për shqiptarët. Shqiptarët nuk kishin ende shtet të tyrin, kështu
që trajtoheshin si shtetas turq. E pra historia që në paragrafin e parë i trrajtonte shqiptarët si një
popull që nuk e kanë ndar kurr armën nga dora. Duke qenë se ishte viti 1997 kur e lexova për të
qenë i sigurt që e kisha lexuar mirë vitin e botimit, e ktheva përsëri librin tek faqja e parë për tu
siguruar që libri nuk ishte i 1997. Pastaj libri dukej që ishte i vjetër por... Ja pra dhe 90 vjetë më
vonë ne shqiptarët vazhdonim ...mbajtjen e armëve në dorë...
Fakti i armëmbajtjes, varëssisht nga epoka për të cilën bëhet fjalë ka dy kuptime:
Së pari, krenarinë. Krenaria e ruajtjes së territorit, familjes, nderit nëse bëhet fjalë për periudhat
deri në vitin 1945, kohë kur ne shqiptarët u çliruam nga të huajt dhe nuk kishim më nevojë të
mbanim armë në duar. Periudha e komunizmit në Shqipëri i dha një kuptim tjetër armëmbajtjes.
Le të kujtojmë se shqiptarët mbanin në një dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën për të ndërtuar
dhe mbrojtur fitoret tona që e bënin armikun të pëlciste nga marazi.
Së dyti, kuptimi që merr armëmbajtja është çmenduria e të drejtuarit të armës ndaj tjetrit, për të
treguar forcë, për ta çnderuar apo turpëruar tjetrin, për tu bërë i pushtetshëm edhe at'herë kur e
di mirë se arma të ka bërë të tillë, për të poshtëruar logjikën dhe urtinë. Ky është kuptimi që iu
dha armës në 1997.
Kur u hapën depot e armëve aty nga fillimi i marsit 1997 udhëtova për në jug. Nuk mund ta harroj
valën me të cilën përhapeshin armët dhe atë gëzim shtazarak me të cilin të sapo armatosurit e
festonin trofeun e një lufte pa fitimtarë. Jam i bindur që ata që festonin një armë të rënë në dorë
më 1997, nuk do ta bënin një gjë të tillë sot, nëse kanë ngelur me frymë nga kjo lodër që nuk falë.
Nëse pati nga ata që i konsideruan armët lodër, ata që projektuan hapjen e depove, ata që i
drejtuan në aksione apo dhe ata që përfituan nga armët e dinin mirë që armët nuk ishin lodër.
At'herë pse duhej rendur tek armët? As at'herë, as sot nuk e kam kuptuar psenë dhe as mund ta
kuptoj sepse duhet kesh mentalitetin e atyre që e projektuan një gjë të tillë për ta kuptuar një gjë
të tillë. Një gjë është e sigurt që ata dolën të fituar ishin më të fortët por jo më inteligjentët e
vendit. Humbësja më e madhe ishte Shqipëria dhe shqiptarët. Aty ku ka dhunë nuk ka urtësi.
Inteligjencia mori rrugët ose heshti dhe jo vetëm më 1997 por dhe sot inteligjencia shqiptare nuk
ndihet.
"Io sonno il capo di Valona" - declaronte Zani i Vlorës në televizionin italian. Dhe sigurisht me një
armë në dorë. Bile Zani jepte dhe lejë-kalimet për politikanët që lejoheshin të hynin në Vlorë.
Ishin pikërisht politikanët që armët e Zanëve do ti sillnin në pushtet për të drejtuar jo pak por tetë
vjetë...
Shqiptarët gjithë jetën me armë në dorë... Por dhe kur nuk i kanë në dorë ata i kanë në mendje...
Mësimi i keq që na jep 1997 është ajo që nëse nuk më jep diçka me të mirë unë ta marr me
pahir se jam më i fortë. Shqipëria do ndryshoj kur të heqi armët nga mendja dhe kur ti kthehet
urtësisë.
Ajet Nuro
Montreal, Kanada
