







Duetet e festivaleve dhe kengetarja elegante...
Nga Pierre-Pandeli Simsia
Në Festivalin e 10-të të Këngës në RTVSH. që u zhvillua në Dhjetor 1971, përveç këngëve të
bukura si, "Bardhësi" (Topa bore hedhin shokët tanë, bie borë bie dritë...) kënduar nga Naim
Kërçuku, "Stacion i dashur" (N'pallatin tonë, në katin e tretë, është një vajzë, vajzë e mirë
vërtetë...) (çmimi i dytë kënduar nga Justina Aliaj, "Kënga e Nënës",
(Unë isha fëmijë n'klasën e parë, u ula ngadalë n'abetare, e ç'ngjyra m'u hapën në fletë si
lëndinë, ja e para fjale erdhi nëna...) që është edhe kënga fituese e çmimit të parë në atë
festival kompozuar nga Agim Prodanit dhe kënduar nga Sheriff Merdani dhe Tonin Tërshana,
"Qyteti punëtor', (Era që fëshfërinë, nga Maj që në Dhjetor...) kënduar nga Rozeta Doraci, "Mes
Dritash" (Interesant, sa dukesh ti, mes dritash ndizet dhe një neon/ Jane syt e tu plot kaltërsi,
nga dritë e tyre gjithshka ndriçon.../ çmimi i dytë) kënduar nga Kleopatra Skarço, ..... ajo që rra ne
sy dhe u mbajt mend për një kohë të gjatë, por që jetën e pati të shkurtër për t'u dëgjuar si edhe
shumë këngë të tjera ishte dhe një këngë tjetër fituese e çmimit të tretë kënduar në duete nga dy
çifte këngëtarësh: "Në mbrëmjen e vallëzimit" (Në
allzim një nate t'shtune, sytë e tu tek mua mbetën, desha tok te loznim shumë, por nuk munda
veç njëherë...) kënduar nga duetet: Justina Aliaj e Sheriff Merdani dhe Kleopatra Skarco dhe
Nevruz Yzeiri.
Këtë këngë, përveç ritmit të saj që mbart brenda , e bënë më të zjarrtë në ate festival edhe
interpretimi i këtyre dueteve,sidomos interpretimi i J.Aliajt dhe Sh. Merdanit.
Pas goditjes që morri Festivali i 11-të, u duk sikur do goditeshin edhe duetet, sepse një vit më
vonë në Festivalin e 12-të, nuk pati këngë të tillë për ta
kënduar ndonjë duet.
Duetet në ate festival u zevendësuan nga këngëtarët e Operas dhe Baletit, si Ramiz Kovaçi,
Hysen Koçia,...ku këngët e tyre u shoqëruan nga kompleksi i festivalit që nuk ishin pak, por 18
veta në kompleks.
Në Fest. 13-të një duet tjetër këngëtarësh simpatikë do të shfaqeshin para publikut, Fatmira
Bala dhe Telemak Papapano. Pavarësisht se ishin të detyruar te mbanin qendrim gati-tu,
interpretimi që ata i bënë këngës" Udhët e Lumturisë" /Gjithmonë me tren këtej kur të kalojmë /
ditë aksionesh ne do të kujtojmë.../
..., kompozuar nga Nikollaq Bulo, e mposhti atë qendrim pa levizur para spektatorit, duke u bërë
një këngë ë pëlqyer ngaspektatori në ate kohë.
Ndërsa dy vjet më vonë, në vitin 1976 në Fest. e 15-të kompozitori më i suksesshëm i rinisë
shqiptare në atë kohë, i paharuari dhe i pavdekshmi Kastriot
Gjini, do "thyente" rregullat e tija. Syrin, per tia besuar këngën e tij në atë festival, ia vuri nje çifti të
ri këngëtaresh, që dilnin për herë të parë në
skenen e festivaleve: Adriana Ceka dhe Muharem Heri.
Ai kombinim i bukur i zërave të ketij çifti këngëtarësh të rinj ishte vetë magjia e te kënduarit.
Kombinimi i zërave të tyre bëri që ata të mos ndahen nga
njeri tjetri për disa festivale me radhë.
Sepse ishte ai kombinim i bukur i zërave të tyre që një vit më vonë, në Fest. e 16-të kompozitori
Çesk Zadeja do t'i besonte atij "çifti" këngëtarësh
këngëne tij "Sa bukur çel Pranvera" /O sa ëmbël, sa bukur çel pranvera, më t'bukurat lule i çel kjo
dashuri.../
Ua? Prap të dy këta...? do dëgjohej shpesh të flitej në atë kohë nga artdashësit e ndryshëm të
shprehnin habinë e tyre, kur edhe në skenën e Fest. 17-të do
dilnin perseri bashke Adriana Ceka dhe Muharem Heri, për të kënduar këngën e
Kujtim Laros "Djepi i Trimërisë" /Jeta çel lule dhe rini, bijte e tu jemi Shqiperi.../
Surpriza tjetër do ishte po në të njëjtin festival, pra në të 17-in në natën e dytë, kur kënduan
përsëri në duet këngen "Dasëm në ditën e Lirisë". /Rrudhatballin na mbulojnë / por në zemra
kemi zjarr / se në rrugën dritë plot' / ecin brezat krah' për krah'.../
Kompozitori Shaqir Kodra që deri atëherë në vitin 1979 nuk kishte kompozuar këngë për duete,
ndoshta atë vit i hyri "zilia" dhe krijoi këngën e tij për Fest. e 18-te "O ç'gezim na sjell ne Jeta" që
duhet ta këndonte çifti Ceko - Heri.Përsëri çudia në natën e dytë të atij festivali të 18-të; dueti
Ceko - Heri do të këndoninkëngën e kompozuar nga Aleksandër Peçi ''Lulet e dasmes'' / Një ditë
të thoshja, a e mban mend/ /Lulet që çelin kan' emrin tënd / Dhe unë të shihja plot dritë në sy /
Lule çeli jeta për ne të dy.../
E pabesueshme! Ky çift këngëtarësh duet në ato vite kishte zënë rrënjë në festivale dhe dukej
sikur nuk do ndaheshin bashkë. Nëse dikush do mësonte se në festivalin e këtij viti do këndojë
Adriana Ceko, menjëherë mendonin se do të këndojë bashkë me
Muharem Herin...
Siç u pa "parashikimi" i artdashësve në vitin 1980 në Fest e 19-të nuk doli, ndoshta, sepse
këngëtari Muharem Heri i kishte "prishur"marrëdhëniet me festivalin dhe "partnerja" e tij do dilte
e vetme në atë festival. Edhe sot, megjithëse kane kaluar 25 vjet nga Fest. i 19-të, ata,
dashamirësit e artit dhe këngës, me siguri u kujtohet këngëtarja elegante Adriana Ceka në
interpretimin e këngës "Shtatori i Pare" /Ne ditet e mija hyre ti, o shok i dashur i rinisë / Të ndjeva
pranë, n'atëShtator të parë /, e kompozuar nga Tahsin Hoshafi.
Ata që e simpatizonin këngëtaren elegante, filluan të diskutojnë edhe pamjen e saj të jashtëme
si këngetarja më simpatike e
festivalit (shijet e njerëzve janë të ndryshme), sepse shumë vajza të reja në ato vite, filluan
krehjen e flokëve me një vesh jashtë flokut, ashtu siç u
paraqit Adriana në atë festival.
Në vazhdim të atyre viteve, dukej sikur këngëtaren Adriana Ceko e grishte diçka nga brenda
vetes së saj. Sikur nuk i rrihej pa kënduar duete në festivale
dhe këtë dëshirë të saj ia "plotësoi" kompozitori Flamur Shehu në Festivalin e 20-të, duke i
besuar këngën e tij "Agimet tona" /Qiellin e kaltër, detin e
pastër shoh në ata dy sy / më e bardhë çdo ditë plot dritë, vjen për ne të dy) të cilën Adriana e
këndoi në duet me këngëtaren e mirënjohur Liliana Kondakçi,
duke fituar çmimin e dytë.
Edhe kompozitori Maksim Shehu po në atë festival do t'i besonte këngën e tij "Vogëlushet" (Të
mblidhen gjithë vogëlushët përreth dhe si zogj këndojnë,
Jashtë bie borë, porse brenda në klasë ti ndjen pranverë...), te cilën Adriana e këndoi dhe pati
shumë sukses.
Një vit më vonë, kompozitori Kujtim Laro do t'i rikthehej përsëri Adrianës për t'i dhënë këngën e
tij "Kur zemrat rrahin si një zemër" (Gjethet pikonin,
mbremja e kaltër ish, era e vjeshtës, me zgjoi kujtimin e dashurisë...)
Po Festivali i 22-të? Ah ai festival çfarë do ishte për këngëtaren Adriana Ceka. Kompozitori
Gazmend Mullaj që në ato vite kishte filluar karrierën e tij të
suksesshme në këngët e tij të bukura, sidomos në këngët për rininë, do t'i "dhuronte" Adrianës
në atë festival nje ''lule'' Mimoze, që Ajo, jo vetëm ta merrte e ta këndonte atë, por edhe ta
shperndante aromën e asaj Mimoze, për të rritur ndjenjat e dashurisë, ndjenjat e
njerëzve..."Mimoza e Dashurise". (Lulëzo
Mimoze e çelu nç cdo stinë, me aromën tënde rrite dashurinë. Ka çdo njeri në jetë, një ëndërr të
vërtetë, s'e vyshkin vitet, lulëzon e rritet...) Kështu do ta
titullonte kengen e tij poeti Xhevahir Spahiu.
Ndërsa në Festivalin e 23-të dirigjenti i Orkestrës së festivaleve, në të njëjtën kohë edhe
kompozitor i shumë këngëve të atyre festivaleve, Ferdinand
Deda, mendoi që zeri i Adrianës, kombinonte me një zë tjetër të fuqishëm, që ishte bërë
këngëtari më i suksesshem, Kozma Dushi. Kështu në ate festival Adriana Ceka ne duet me
Kozma Dushin do te kendonin këngen e F.Dedës "Takim pas vitesh" (Ti më jep adresën tënde
shok, që pranë të të kem, Ti adresën time shok i dashur ja ku e ke, Nuk jemi më studentë...), të
cilën Adriana, jo vetëm
që iu pershtat zërit të K.Dushit, por edhe u vlerësuan me çmim të dytë me ata këngë.
Po në atë festival Adriana këndoi edhe një këngë tjetër për Detin, pavarësisht se ishte
kryeqytetase. (Buzë detit ja ku eci unë tani, ti det kalteron / Aq
sa ndahet bregu, ndahem unë nga ti, dhe sot dhe gjithmone...)
Për të kënduar në Festivalin e 26-të të Këngës këngëtarja tashmë i kishte dhënë "provat, për ta
''bindur'' përsëri kompozitorin Kujtim Laro, t'i besonte këngën e tij për t'a kënduar në atë festival:
"Mes dy yjesh ngjan si hënë" (O moj vajzëri të kam në zemër, të kam në sy / Jeta në moshën e
bukur si Maj, çel ëndrën e saj...)
Kjo do ishte dhe kënga e fundit që këngëtarja Adriana Ceka do t'i thoshte lamtumirë festivaleve,
por jo këngës.
Megjithëse kanë kaluar shumë vite që Adriana Ceka doli para publikut si këngëtare, duke patur
një repertor të pasur këngësh, herë në duet dhe herë
soliste, në festivalet e këngës në RTV, në anketat muzikore të muajit, në Koncertet e Majit, ajo
vazhdon të mbahet mend nga ata që e kujtojnë si këngetarja e duetit: Ceka Heri.
