Nje ore mesimi me poezite e Kozeta Zylos, ne nje shkolle te mesme
amerikane‏
Të enjten, më 7 Janar 2010 në shkollen e mesme Susan E. Wagner, në Staten Island, New
York u zhvillua një orë mësimi e rregullt rreth krijimtarisë së poetes shqiptaro-amerikane Këze
Kozeta Zylo.

Profesoresha Decker prane kesaj shkolle, kishte marrë leje nga edukimi dhe drejtoria e
shkollës për të zhvilluar këtë orë mësimi brenda programit.

Poezitë e zonjes Zylo u përkthyen në anglisht, spanjisht dhe gjuhen kineze nga nxenesit e
klases dhe njëkohësisht u lexuan ne versionin e tyre origjinal në shqip.  

Studentët e mirëpritën me një kënaqësi të veçantë poeten Zylo dhe diskutuan me pasion rreth
krijimtarisë së saj.  

Vete aktivistja e komunitetit e konsideron kete aktivitet te bukur jo thjesht si nje arritje
personale, por edhe si nje rast shume te mire per te prezantuar denjesisht kombin tone,
letersine dhe kulturen e lashte shqiptare.

    Në këtë orë mësimi kishte mësues të ftuar, punonjës të administratës, studentë të rrethit
letrar të shkollës etj…

   Gjithëpërfshirja e studenteve të klasës dhe përkthimet e poezive të saj në gjuhë të
ndryshme, e mbushi sallën me emocion dhe kënaqësi.  Ata kishin bërë një studim paraprak
për këtë poete, studim që udhëhiqej nga profesoresha amerikane, znj.Dekcer.

Znj.Decker eshte dhe vete poete e botuar dhe po perfundon doktoraten ne Universitetin e
Qytetit te New York-ut (CUNY).  Ajo eshte duke perfunduar per nje project te titulluar “Sylvya
Plath dhe Ted Hughes: Side by Side” ( Sylvia Plath dhe Ted Hughes: Krah per krah), te cilin e
prezantoi ne Simpoziumin e 75 kushtuar shkrimtares se shquar amerikane Sylvya Path te
organizuar nga Oxford University ne tetor.

Ajo lavderoi poezitë e zonjes Zylo duke i pershkruar ato si “delicate, me mendim te thellë dhe
art”.

Aktiviteti rreth kësaj ore mësimi do të pasqyrohet në gazetën e shkollës, e cila ka rreth 3,500
studentë dhe është një ndër shkollat e mira publike të New Yorkut.

Në fund studentët i dhuruan znj.Zylo 26 letra me komentet e tyre përkatëse ne anglisht rreth
poezive si: Mjellmat po të vijnë, Monumenti i Lotit, Në gjoksin tim, Në hojëza mjalti, Mirëmëngjes
dashuri” etj.

Komenti që bëri më shumë përshtypje ishte rreth poezisë: “Mirënjohje Amerikës”, ku shkruhej:  
“Kjo poemë eshte një himn për gjithë emigrantët”!



(Korrespodenti)



Staten Island, New York, 2010