













SHOQATA "BASHKESIA DIBRANE" NE SHQIPERI ME STRUKTURE TE RE DREJTUESE
Më datën 10 qershor 2010, në orën 18.00 në ambjentet e Akademisë së Shkencave në
Tiranë në një auditor me pjesëmarrës të fushave të ndryshme, si intelektual, qytetar tiranas dhe
dibranë, student etj. u organizua mbledhja e Asamblesë së shoqatës "Bashkësia Dibrane". Fjalën
e rastit e mbajti kryetari i shoqatës, Prof. Dr. Arian Kadiu, i cili bëri një rezyme të punës 4 vjeçare
në drejtimin e shoqatës si dhe qëllimet e saj. Pas tij fjalën e morri Z. Bujar Kapexhiu, ku ndër të
tjera ngriti në piedestal rolin dhe kontributin e kryetarit të mëparshëm të shoqatës "Mjeshtrin e
Madh të Sporteve Prof. Fetih Borova", i cili humbi jetën në mënyrë aksidentale.
Zoti Kapexhiu, theksoi se si Prof. Borova, është tepër vështirë që të vijnë drejtues të tillë të
shoqatës, ku me aq pasion dhe zell, Fetihu drejtoj për disa vjet aktivitete mjaftë të rëndësishme.
Më pas folën dhe zotërinjë Islam Sharofi ku dha disa ide mbi rolin e shoqatës ndër vite, si dhe z.
Dr. Naim Kaba, i cili theksoi misionin e rëndësishëm që kanë shoqatat me karakter patriotik dhe
kombëtar në këtë kohë. Ai theksoi duke i bërë dhe një kritikë shoqatës Bashkësia Dibrane se,
ajo duhet të bashkëpunojë më ngushtë me shoqatat e tjera simotra, jo vetëm në Shqipëri, por
dhe ato që ndodhen në trojet etnike Shqiptare por dhe në diasporë( si SHBA, Kanada, Australi
dhe në Europë) për të qënë më bashkëpunuese me njëri-tjetrin për të mirën e përbashkët, por
dhe për shkëmbim shumëpalëshe me shoqatat analoge .
I fundit i cili mbylli diskutimin e lire ishte Prof. Dr. Yqmet Gonxhja, i cili ka qënë dhe kryetari i
parë i shoqatës. Ai hodhi idenë e amendimit të statutit dhe të shoqatës duke ndryshuar ato
dispozita të cilat janë arkaike për kohën, si dhe pasqyrimin në Statutin e Shoqatës Bashkësia
Dibrane, me norma të reja që i përshtaten situatës aktuale por dhe qëllimit dhe synimeve
bashkëkohore të shoqatës. Për këtë qëllim Prof. Gonxhja, kishte përgatitur dhe një projekt statut
(draft të ri për shoqatën), të cilën ja propozoj kyretarit në detyrë dhe anëtarëve të tjerë të
kryesisë së shoqatës.
Më pas rendi i ditën filloj me nominimin e emrave dhe të CV-ve ( biografive) të anëtarëve të rinjë
të kryesisë së shoqatës të cilët u votuan në mënyrë të hapur nga pjesëmarrësit.
Më pas u paraqitën dhe kandidaturat për postin e kryetarit të shoqatës BD-ne, ku figura më e
nominuar dhe që morri më shumë vota ishte ajo e ish-diplomatit shqiptar, Dr. Faruk Borova.
Ndërsa në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të shoqatës u miratua
z.Roald Hysa, me profesion gazetar. Ndërsa në postin e nënkryetarit të shoqatës u miratua Znj.
Mira Pirdeni, me një ekperience disa vjeçare në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gruas dhe
barazisë gjinore në Shqipëri.
U ra dakort unanimisht nga të pranishmit se mbledhja e radhës së Shoqatës të bëhej më dt. 21
qershor në ora 18.00, ku do të procedohej me amendimin e statutit të shoqatës sipas propozimit
të Prof. Yqmet Gonxhes, por dhe me përcaktimin e kalendarin e programeve dhe aktiviteteve të
shoqatës si dhe me ndarjen e departamenteve dhe detyrave të Kryesisë së Shoqatës.
Nga ana e tij kryetari i porsazgjedhur i shoqatës, Dr. Borova, falenderoj të pranishmit për
besimin që patën tek ai, duke e votuar si kryear të shoqatës, por dhe duke falenderuar rolin dhe
kontributin e kryesisë së shoqatës ndër vite. Gjithashtu ai shprehu se bashkarisht kemi shumë
detyra të rëndësishme për të relizuar, kur ndodhemi përpara synimeve të mëdha si p.sh: "Rruga
e Arbërit", theksoi Z. Borova, i cili ka si qëllim të afroj përreth 75 min. Dibrën e Madhe me
Tiranën, por dhe si një mundësi më shumë për të bashkuar trojet Shqipfolëse në një komb dhe
në një gjuhë të vetme.
Pergatiti: Saimir Shatku, Tirane-Shqiperi
















