Burgu i Spaçit një dramë çnjerëzore
Nga Këze Kozeta Zylo



Në një restorant komod me pronar z.Kemal Lepenica, në New Jersey u përkujtua 37 vjetori i
revoltës së Spaçit, që ka ndodhur, më 21-23 Maj, 1977.
Z.Kemal Lepenica është nipi i trimit sypatrembur, nacionalistit Hysni Lepenica, të cilin Prof.
Luzaj në një intervistë dhënë botuesit të gazetës “Illyria”, zotit Bajrami, do ta vlerësonte:
“Se vetëm Skënderbeu mund të ketë qenë më trim se ai, dhe se e kam parë me sytë e mi tek
ecte në këmbë me pushkë në dorë, ballë për ballë me armikun…”
Z.Kemal Lepenica me një bujari fisnike kishte shtruar për të pranishmit një drekë. Ai tha se
krimet duhen ndëshkuar. Vuajtjet dhe torturat që kanë hequr të burgosurit nuk duhet të
harrohen kurrë. Shteti duhet të veprojë ligjërisht në mënyrë demokratike, për të vënë në vend
figurat e mëdha të nacionalistëve, ku duhet të rishkruhet historia me fakte dhe të vërteta të
pamohueshme.

























Nga e majta: Z.Viliam Bregasi, Z.Muharrem Gjydollari...djathtas: Z.Dine Dine djali i ish
kryemistrit shqiptar Fiqire Dine  Te gjithe ish te burgosur nga sistemi komunist


Edhe pse kanë kaluar pak kohë nga vajtja jonë atje, ka qenë e pamundur të ulesha dhe të
shkruaja për atë ditë të dhimbshme dhe për tmerret që shfaqeshin në ekran nëpërmjet filmit
dokumentar me titull: “Spaçi, simboli i qëndresës komuniste”, kam qenë totalisht e shokuar, e
burgosur, jo fizikisht, por shpirtërisht për çfarë pashë në ekran….
Vetëm një shkrepëtimë e zezë në qiell dhe krisma automatikësh me pamjen e burgut që
shfaqeshin në ekran, më dhanë një tronditje jo të pakët.


Ish i burgosuri Pëllumb Lamaj, të cilit i hodhën hekurat në moshën 19 vjeçare, ka vuajtur 11
vjet ne burgun famëkeq të Spaçit. Ai është një njeri i kulturuar, orator i shkëlqyer, është
ciceroni kryesor i këtij dokumentari me vlera historike, kombëtare dhe më gjerë. Ai kishte
organizuar këtë ditë përkujtimore të konceptuar thjesht, por me mjeshtëri artistike dhe
krejtësisht reale duke arritur që në këto 30 minuta të përjetoje një dramë të vërtetë, të
tmerrshme, një dramë që të mbërthente fort, fort, dhe s’të lëshonte kurrë!
Të gjithë pjesëmarrësit ishin ish të burgosur të Spaçit, që kishin vuajtur një jetë të tërë
burgjeve, internimeve, pushkatimeve, ata kishin parë tmerre me sy nga diktatura e egër
komuniste.


Ata kishin përjetuar një ferr të vërtetë, dhe para syve të mi dukeshin sikur po mbushnin qiellin
me plagët e dhimbjes… dhe nga këto plagë do të lindin yje të tjerë, ndoshta ndoshta pak më
ndryshe se deri tani, për të ndriçuar botën e territ në vende mbushur me mëkatarë.
Këto përjetime kanë një lloj krejtësisht të vecantë ndjeshmërie, të fusin në një udhë që duket
sikur s’del dot, sepse udha është e rrethuar me tela me gjëmba, aty ku lidhën fjalën e lirë, aty
ku kryen krimin.
Para se të shfaqej dokumentari, Z.Lamaj ftoi ish të burgosurit të mbanin një minutë heshtje për
ata që u pushkatuan pa gjyq në revoltën e Spaçit.
Ata janë: Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi, Hajri Pashai, heronj që u ngritën kundër
diktaturës. Para tyre me radhë shihja kumtin e përgjakur, hi amanetesh, gjurmët e krimit në
kafka njerëzish…
Pamjet rrënqethëse nga burgu i Spacit të përpinin përmes zgavrave të djallit dhe s’të hiqnin
nga thonjtë e vdekjes së zezë, unë si një shikuese tmerrohesha, aq sa së brendshmi thoshja:
“Nuk mundem më, jo, nuk mundem t’i shikoj”…!
Në këtë takim ishin dhjetëra e dhjetëra të burgosur të cilët folën për tmerret që kishin pare me
sy. Në intervistat e ndryshme dhënë TV Alba Life, ata kujtonin me dhimbje çfare kishin parë me
sytë e tyre dhe çfarë kishin ndjerë në trupat e rrahur nga goditjet e pamëshirshme të
kamzhikut të diktaturës.


Tepër e shokuar kam mbetur nga intervista e z.Rajmond Sejko birit të Teme Sejkos, ish
kundëradmiralit të Flotës Luftarake-Detare, Gjeneral-majorit sypatrembur, i cili u pushkatua
nga regjimi mizor i Enver Hoxhës.
Ai pohoi se e kishin arrestuar ditën që i kishte vdekur nëna. O Zot, m’u mor goja, nuk
mundesha më të vazhdoja pyetjet për intervistën…
Z.Sejko fliste me urtësi dhe mënçuri dhe në fund falënderoi Zotin që i kishte dhënë tre fëmijë
dhe bashkëshorten e mrekullueshme. Ai me lot ne sy tha se, djalit ia kishte vënë emrin e
babait Teme, njerës vajzë emrin e nënës, Shpresa, dhe vajzës tjetër emrin e gjyshes që e
kishte shoqëruar kudo në burgje e internime.
Ndërsa z.Vilson Zeka një njeri tepër fisnik, nga Gjirokastra tha: “se ne kërkojmë drejtësinë, nuk
kërkojmë hakmarrje, kërkojmë që këto viktima të komunizmit të vihen në piedestalin e Lirisë, në
vendin që u takon të gjithë martirëve që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun”.
Edhe vëllezërit Luarasi, (Mujo) Eqeremi, Novruzi dhe Fatmiri kishin qënë të internuar
familjarisht që nga qershori i vitit 1945. Ata ishin liruar më 8 Nëntor 1989, ku siç pohuan ata
perkonte me ditën e zezë të shiqptarëve.
Nëna e tyre vdiq në kampin e Çermës në Lushnjë, më 1980.
Babai i tyre ishte sekretar i Safet Butkës. ndërsa vëllai, Eqeremi më shkruajti në bllokun e
shënimeve të mia këto fjale: “ Jetë me vuajtje pa mbarim, jetë pa kuptim. Por, jemi gjallë”…
Z.Viliam Bregasi kujtoi para kamerave vitet e tmerrshme të burgut i cili kishte vuajtur për 19
vjet. Ai kishte ardhur së bashku me djalin e tij, një intelektual i integruar me kulturë në Amerikë.
Ai i ishte mirënjohëse familjes së tij dhe bashkëshortes së shenjtë që e kishin pritur me aq
mundime dhe halle të panumërta. Fjala e tij e qetë, e mënçur ashtu siç është gjithe klasa e tij,
të bëjnë të mendohesh thellë, ngase është koha për refleksione shpirtërore. Në atë ditë
përkujtimore takuam dhe z.Ramazan Turdiu ku regjimi komunist i fshikulloi pa mëshirë
trashëgimtarët e familjes së madhe Turdiu. Nacionalisti i shquar z.Turdiu ishte arratisur së
bashku me Mehdi Bej Frasherin, më 1944.
























Nga e majta: Z.Pellumb Lamaj,Z.Ramazan Turdiu dhe Z.Viliam Bregasi, duke folur para TV
Alba Life, ne New York.

Tepër impresionuese për mua ishte dhe takimi me z.Dine Dine, djalin e ish kryeministrit
shqiptar Fiqiri Dine i cili u arratis jashtë vendit, më 1945 i detyruar nga regjimi komunist. Z.Dine
Dine eshte dhëndëri i Dr.Lazer Radit, mbaruar për drejtësi në Itali, profesion që s’e ushtroi
kurrë, nga se e burgosën dhe internuan për gjithë jetën.
Në vitin 1945 Fiqiri Dine u arratis jashtë vendit si kundërshtar i regjimit komunist.
Familja e tyre ka bërë me qindra vjet burg…


Me vëmendje të madhe e dëgjoja dhe z.Nexhip Dauti, i cili e kishte kaluar jetën nëpër burgje, si
në Gjirokastër, Berat, Rinas… Ai tha se kjo ditë duhet të ngelet si nje ditë përkujtimore, një ditë
ku të përkujtohen të gjithë ata që u vranë, u dëbuan, internuan, dhe u pushkatuan nga dora
gjakatare.
Në këtë takim ishte dhe z.Musa Hoxha i dënuar me 5 vjet në burgun famëkeq të Spacit së
bashku me z.Benjamin Cakrani ish të dënuar të regjimit.
Para kamerave foli juristi, ish i burogsuri i ndërgjegjes z.Muharrem Gjydollari i cili aspironte për
një drejtësi perëndimore. Z.Gjydollari kritikoi ashpër qeverinë dhe drejtesinë që akoma nuk po
punojnë me ligjet juridike.
Gjithashtu morën pjesë dhe ish të burgosur të Spacit z.Beniamn Cakrani, Cajup Bejko etj…
Para ekranit në burgun e Spaçit vazhdonin të shfaqeshin fytyra të lodhura, rrugë pa krye,
batanie të kalbura, mure të prishura dhe si për ironi të fatit dhe një parullë: "Rroftë Enver
Hoxha! - Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë"!
Në këtëdokumentar ishte sjellë pushkatimi i Liri Gegës dhe Dali Ndreut, marrë nga origjinali i
arkivave të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Fotot e të pushkatuarëve që nga Këneta e Maliqit, Kripores së Vlorës, dhe deri tek lirimi i të
burgosurve politikë më 1990 ishin tepër tronditëse.
Si qenie njerëzore ështëe pamundur të mos shtangesh dhe të qëndrosh i ngrirë, si grua lotët
të rrjedhin valë-valë. Krrokamat e portave të ndryshkura të Spaçit në këtë film dokumentar, më
shtynin brenda, më mbyllnin pakuptuar, pavetëdije, gati-gati si një vdekëtare. Ndërsa zërat me
rënkimet e nëntokës dhe me shpirtrat e tyre ëngjëllore, luten që të mos përsëritet më kjo
dramë çnjerëzore.
Bashkohen me ta edhe zërat e të mbijetuarëve që s’do të shuhen kurrë.
Dhe mos shuarja e zërit është një lloj pavdekësie, është privilegj që e trashëgon vetëm kjo
racë…

Qershor, 2010
New York
Majtas: Z.Zeka dhe Z.Sejko
Isht te burgosur te ndergjegjes nga diktatura
komuniste
Z.Pellumb Lamaj, moderator dhe ish i
burgosur i Spacit qysh ne moshen 19-vjecare
Z.Rajmond Teme Sejko, i biri i Admiralit te
Flotes, Teme Sejkos duke dhene interviste
per TV Alba Life.
Z.Pellumb Lamaj dhe z.Qemal Zylo